E hënë, 18 Janar 2021
15:23
COVID-19 në Kosovë/ Një humbje jete dhe 267 raste të reja në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

15:21
“Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekber”, pamjet e incidentit që shkaktoi evakuim masiv në aeroportin e Frankfurt (Fotot)

Një burrë ka shkaktuar dje evkakuim emergjence dhe dislokim të forcave të armatosura në aeroportin gjerman të Frnkfurt kur thërriti ‘Allahu Akber’ (‘Zoti është më i madhi’ ne arabisht) pas konfrontimit me policinë sepse nuk mbante maskë në fytyrë.

15:19
Veliaj: Të mbarojë rindërtimi, pastaj vila e 5 e Lulit

Leja për vilën e pestë të kunatit të Lulzim Bashës do qëndrojë për shumë kohë në sirtarët e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta firmosë lejen e kërkuar për ndërtimin e një vile ne zonën e populluar nga milionerët.

15:15
“Rimbursoni humbjen nga renta”/ Bashkisë Bulqizë i pakësohet buxheti nga heqja e taksës së kromit

Pak ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta ktheu ligjin për taksat kombëtare që parashikonte e zerimin e rentës minerare deri në vitin 2023 për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen.

15:13
Covid më i fortë se gripi/ Epidemiologët ende nuk kanë gjetur raste të prekurish

Ndonëse e gjithë vëmendja e epidemiologëve është përqendruar tek virusi Covid-19,ndërkohë kemi hyrë në javën e tretë të janarit, ku çdo vit shënohej piku i virusit të gripit.

15:11
Akull në rrugët e Korçës/ Temperatura të ulëta krijojnë shtresa akulli nga dëbora e rënë

Ne Korçë prej disa ditësh temperaturat ne minus kane shkaktuar ngrica dhe veshtiresi. Një acar i tillë nuk mbahej mend prej disa vitesh për banorët e mësuar me dimra të ftohtë. 

15:07
“Ore mos qëllo!”/ Punonjësi i ndërtimit e godet me send të fortë në kokë, 80-vjeçari rrëfen ngjarjen

Konstandin Kapedani është përfaqësues i Kishës Ortodokse ne qytetin e Lezhës prej shumë vitesh. Pak ditë me parë ai është dhunuar ne derë  te shtëpisë se tij, nga një punonjës i një firme qe po kryen punime ne lagjen “Gurra”, te qytetit të Lezhës. 

15:06
Aksidenti me 150 km/h, vetëm gjobë/ Në timon ishte Stiverjan Dashi, rrezikoi jetën e tre personave

Ky aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë, fare pranë kryeministrisë, dhe në rrugën para Ambasadës italiane.

15:02
 Norvegji/ 23 persona humbën jetën pasi kishin marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer

Personat që ndërruan jetë ishin të moshuar mbi 80 vjeç.

14:52
Familja iu shua në aksident, djali i madh i viktimës rrëfen ngjarjen tragjike: Motra kur i hapi sytë, kërkoi prindërit

Ditën e djeshme i është dhënë lamtumira, katër anëtarëve të familjes Avdiajaj e cila u shua në një aksident të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit teksa udhëtonin drejt Tiranës.

14:36
Shkolla dhe kopshti “Halit Çoka”, mjedise edukimi model për Kamzën

Bashkia e Kamzës, pas tërmetit të nëntorit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, sot po i kthehet një normaliteti të ri me shkolla të reja, kopshte dhe godina banimi konform standardeve europiane. Një nga mjediset e edukimit të ringritura në kohë rekord pas shkatërrimit në 26 nëntor është kopshti dhe shkolla “Halit Çoka”.

14:31
Arbenita Ismajli vjen në super formë, shfaqet provokuese në pozat e fundit

Modelja shqiptare pothuajse çdoherë merr vëmendje me postimet e saj në rrjete sociale.

14:30
Bilanci tragjik i janarit, në dy javët e para 12 viktima dhe 40 të plagosur nga aksidentet rrugore

140 aksidente rrugore janë regjistruar në javët e para të vitit 2021.
Pedagogu Mentor Kikia tregon në “Shqipëria live” aksidentin që pësoi pasi sipas tij kompania e ndërtimit që po punonte në rrugë nuk kishte vendosur sinjalistikën përkatëse. Kikia rrëfen si e penguan që të bënte denoncimin.

14:17
Habit prifti ultra-ortodoks: Vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”!

Ka befasuar deklarata e një rabini ultra-ortodoks në Izrael, i cili u tha ndjekësve të tij se vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”.

14:17
Veliaj me ish-kreun e PD në Baldushk: “Deri dje na ndante partia, sot na bashkon puna për të ndihmuar njerëzit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës në 3 familje që hynë sot në shtëpitë e reja pas tërmetit, ndeshi edhe ish-kreun e PD-së në Baldushk, Ilmi Allmuçën, për të cilin tha se sot i bën bashkë vullneti për të punuar dhe ndihmuar më nevojtarët, ndryshe nga ata që mendojnë vetëm për të shtuar pasurinë e tyre.

14:01
53% alkool dhe shije zjarri, pija që po çmend Kinën dhe botën (FOTO)

Kushton 1,498 juanë apo $209 dollarë një shishe gjysmë litërshe. Konsiderohet një pije luksi e po shitet me shpejtësi në Kinë, megjithatë duket se radhët e fansave po i shton po kaq shpejt edhe jashtë vendit, thotë CNN.

13:53
Vildane Zeneli zhvishet, super “hot” me paraqitjen e fundit (FOTO)

Vildane Zeneli di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike!

13:52
“Vaksinohen 447 mjekë dhe infermierë”/ Manastirliu: Brenda javës informacion mbi vaksinat e aleancës Covax

Në fillimin e javës së dytë të vaksinimit anticovid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin në Air Albania Stadium, ku sot ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit covid të pediatrisë.

13:46
Serbia i premton Maqedonisë së Veriut 8.000 vaksina “Pfizer” nga dërgesa e saj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se Serbia ofroi të paktën 8.000 vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, ndërsa po negociohet edhe për vaksina të tjera.

13:37
Gjermania bën thirrje për dialog “konstruktiv” midis Turqisë dhe Greqisë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, bëri thirrje për dialog “të orientuar drejt zgjidhjes” midis Turqisë dhe Greqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve dhe për deeskalimin e tensioneve në Mesdheun Lindor.

13:27
Kryediplomati turk: Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i Azisë

Shekulli i 21-të do të jetë “shekulli i Azisë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke nënvizuar rëndësinë dhe potencialin strategjik të kontinentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

13:21
​PDK konstituon shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi

Në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit të Diasporës në PDK, u formuan shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi.

13:19
Shpendët në lagunën e Nartës/ Po bëhet regjistrimi për të parë si ka ndikuar gjuetia e paligjshme

Në lagunën e Nartës po kryhet procesi i regjistrimit të shpendëve të egra.

13:17
Eksluzive/ E rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 3 vitesh me 13 vjeçaren, i tha gruas e ngatërrova me ty

Mamaja e 13 vjeçares rrëfen për “Shqipëria live” si e mori vesh ngjarjen dhe si reagoi njerku.

13:11
Veliaj nga Farka: “Vila e pestë e Lulit pret se ai ka ku fle, sot duhet të strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti”

Veliaj vizitoi sot 3 familje që u futën në shtëpitë e reja në Lundër të Farkës, ku theksoi se, detyra parësore është rindërtimi i banesave për njerëzit në nevojë dhe jo vilat e milionerëve.

13:09
Pas vaksinimit kundër COVID-19, humb jetën infermieri 46-vjeçar

Një infermier 46-vjeçar në një spital publik në Indinë veriore ka humbur jetën pak kohë pasi u vaksinua kundër koronavirusit.

13:06
​Ngjarje e rëndë në Prizren/ Goditet me thikë, humb jetën 15-vjeçari

Një 15-vjeçar në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje mes pesë të rinjve në këtë komunë.

13:03
“Është shtet kriminal”/ Ligjvënësit britanikë i “shpallin luftë” Kinës

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore në pushtet, e akuzuan Partinë Komuniste Kineze se ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe thanë se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

12:57
Pamjet e rënda/ Punonjësi i firmës private qëllon me shkop në kokë qytetarin në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është filmuar në Lezhë, ku një qytetar i quajtur Konstandin Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private.

12:50
Kosovë/ KQZ kërkon zyrtarisht verifikimin e kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i është drejtuar zyrtarisht institucioneve përgjegjëse për verifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

12:38
Tragjike, fëmija 2 vjeç bie nga dritarja/ I vëllai vdiq në 2017 në të njëjtën mënyrë

Një fëmijë dy vjeç në Imperia të Italisë u rrëzua nga dritarja e apartamentit të katit të dytë ku jeton familja e tij.

12:31
Shefi i Samsung-ut dënohet për korrupsion

Trashëgimtari i Samsung-ut, Lee Jae Yong, u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burgim nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.

12:25
Shqipëria marrëveshje me Greqinë në kufi, qendër të përbashkët në Kakavijë për frenimin e emigrantëve të paligjshëm dhe trafiqeve të drogës

Kakavijë- Greqia dhe Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe trafiqeve të drogës apo mallrave të paligjshëm në kufi.

12:23
Inaugurimi i Biden: Si po bëhet gati Shtëpia e Bardhë për një presidencë të re? (Fotot)

Gjurmët e fundit të presidencës Trump do të hiqen të mërkurën, teksa zyrtarët e Biden kalojnë në Shtëpinë e Bardhë.

12:18
Skandali seksual në Greqi, atletja e famshme tregon për abuzimet seksuale

Me më shume kurajo dhe vendosmëri se sa atëherë kur ngjitej ne shkallen me te larte, si kampione olimpike e Greqisë ne një disipline te lundrimit, atletja 43 vjecare Sofia Bekatoru ka tronditur opinionin publik grek dhe jo vetëm, duke denoncuar se ne rrugën drejt suksesit, ka qene viktime e abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

12:15
Zonat me potencial turistik/ Banorët e Funarit në Elbasan nuk kanë shtysë të hapin bujtina

E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqen të pastër dhe një natyrë thuajse të pashkelur, Funari është një nga bukuritë më të mëdha të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit.

12:15
Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, reagon Dritan Abazoviç: Gjykatat të lihen të vendosin pa presione

Zv/ kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Ljoro Nrekiq dhe disa zyratrëve të tjerë të lartë, pasi akuzohen për punësime partiake.

12:09
“Ndragheta”/ U mbështet nga klani mafioz, përfundon në pranga kryebashkiaku në Itali

49 persona kanë përfunduar në pranga gjatë operacionit blic kundër ‘Ndrangheta në Rosarno, Polistena dhe Anoia të Italisë.

11:56
Nga kriminelët me kollare tek reperët, Trump do të falë 100 persona

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, thuhet se po planifikon të bëjë rreth 100 falje dhe ulje dënimesh të martën, në ditën e tij të fundit në detyrë.

11:52
Përplasja me armë në Sopot/ Arrestohet në Tropojë një nga autorët

Tropojë- Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tropojës.

11:39
Shkopinj gome e gaz lotsjellës, rrihen pa mëshirë emigrantët e nisur drejt SHBA-së

Karvani i emigrantëve nga Amerika qendrorë i drejtuar për në SHBA është bllokuar në Guatemalë, ku forcat e rendit krijuan një barrikada njerëzore në rrugën e tij dhe u vërsulën mbi turmën me shkopinj gome e gaz lotsjellës. Qeveria vendase deklaroi se nuk ka për të pranuar asnjë “lëvizje masive të paligjshme njerëzish”.

11:35
Tiranë/ Arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren, policia: Ishte i dehur

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është edhe shoferi i automjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, për të cilin policia njofton se ishte nën ndikimin e alkoolit.

11:32
Kjo nuk pritej! Miliarderja e famshme vishet nga stilistët shqiptarë (FOTO)

Një nga personazhet publike më të njohura në botë, Kylie Jenner, i ka surprizuar të gjithë së fundmi.

11:25
Kinë/ Prej një jave të bllokuar nën tokë, minatorët japin shenja jete: Mos ndaloni kërkimet

Kinë – 12 minatorët që mbetën të bllokuar nëntokë pas shpërthimit të minierës së arit ku po ndërtonin, kanë shfaqur shenja jete.

11:23
Zhdukja e biznesmenit italian, dyshohet se u dogj në makinë/ Policia: Zjarri ra për shkak të një defekti! Bisedat e fundit dhe dëshmitë

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli.

11:20
Spanjë, Bilbao fiton superkupën/ Barcelona dorëzohet në kohën shtesë

Athletic Bilbao fiton superkupën e Spanjës për herë të tretë në historinë e saj. Në stadiumin Cartuja të Sevillas, skuadra baske mposhti Barcelonën me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë, pasi ajo e  rregullt u mbyll me barazimin 2-1. për Bilbaon, mbrëmja e së dielës ishte e jashtëzakonshme pasi kthehet të fitojë këtë trofe për herë të parë pas 5 edicionesh.

11:16
Rishfaqja e koronavirusit shton masat e mbylljes në Kinë

Mes rritjes së infeksioneve të transmetuara lokalisht të koronavirusit në Kinë, të paktën 11 rajone në tre provinca janë vënë nën masa mbyllëse për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas raporteve lokale.

11:14
Dëborë në shkretëtirën e Saharasë dhe në Arabinë Saudite

Shkretërirat janë vende përveluese dhe pothuajse pa jetë për shkak të mungesës së ujit dhe nxehtësisë së madhe. Por jo gjatë këtyre ditëve. Saharaja është mbuluar nga dëbora, ndërsa në Arabinë Saudite temperaturat janë rënë në minus dy gradë.

11:09
Tragjedi në familjen italiane, nënë e bir vdesin nga koronavirusi brenda 5 ditësh

Një tragjedi ka ndodhur në një familje italiane si pasojë e koronavirusit. Nënë e bir kanë ndërruar jetë brenda 5 ditësh.

11:05
I gjunjëzuar nga koronavirusi! Brazili nis vaksinimin, në vend shpërthejnë protesta

Brazili një prej vendeve të goditura më rëndë nga pandemia, ka nisur vaksinimin duke filluar me stafin mjekësor. E para që mori vaksinën anti-Covid u bë Monica Calazans, një infermiere 54-vjeçare në San Paulo.

11:02
Gjysmë-finalja e Beauty në një tjetër nivel. Deklarata të forta në “E Diell“

Beauty përgatitet për finalen e madhe.

11:00
Emocione të papërshkrueshme. Historia e trishtë e konkurentit i përlot të gjithë.

Nga java në javë produksioni i „E Diell“ zgjedh të sjelli momente të veçanta për ti bërë të dielat e shqiptarëve edhe më të bukura.

10:58
“Do ju presim kokat”/ Arrestohet ‘fashistja serbe’, si i kërcënoi shqiptarët dhe malazezët (FOTO)

Natalija Nileviç, 26 vjeçarja nga Podgorica është arrestuar nga Policia e Mali të Zi pasi ka kërcënuar shqiptarët dhe malazezët përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

10:58
Degradon situata në Just Dance. Nerva dhe dhunë që në javën e dytë.

Javën e kaluar ka hapur siparin rubrika më e re në “E Diell“, e quajtur “Just Dance“. Me një sukses absolut në natën e parë. Mes spektaklit, emocioneve dhe lotëve, Just Dance ka patur menjëherë impakt dhe një audiencë të jashtëzakonshme.

10:55
Albi Nako si kurrë më parë… Humor dhe të qeshura pafund në Dream Team.

Këtë herë në rubrikën e fëmijëve të ëmbël të “E Diell” shfaqet Albi Nako.

10:51
SHBA/ Fortifikimi nuk ndalon protestat, tubues të armatosur përpara zyrave qeveritare

Grupe protestuesish, disa prej tyre të armatosura, u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Shtetet e Bashkuara, ku tensionet mbeten të larta pas trazirave të 6 janarit në Kongres.

10:50
Një tjetër vaksinë kundër koronavirusit? Dalin të dhënat e para të provave klinike nga Johnson&Johnson

Kompania farmaceutike amerikane Johnson&Johnson po punon për ti sjellë botës një tjetër vaksinë kundër koronavirusit. Provat klinike të fazës së hershme të vaksinës eksperimentale tregojnë se një dozë e vetme gjeneroi përgjigje imune tek thuajse të gjithë vullnetarët, me efekte anësore minimale.

10:50
Ngrica në rrugë dhe dëborë, ARRSH: Ja në cilat akse rekomandohen zinxhirët…

Temperaturat e ulëta në vendin tonë kanë sjellë ngrica dhe reshje dëbore në sasi të mëdha.

10:40
Zgjedhjet/ PD cakton një tjetër drejtues politik, Basha i beson Lezhën, Mark Markut

Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

10:38
Gruaja filmohet në kamera, i hodhi bashkëshortit helm në kafe

Një 70 vjeçare ne shtetet e bashkuara ka përfunduar në pranga pasi u filmua teksa përpiqej të helmonte të shoqin duke I hedhur ne filxhanin e kafesë ilaç kundër insekteve.

10:30
Koreja e Veriut, protestë përmes bukurisë/ Si e sfidojnë vajzat e reja regjimin

Përdorimi i buzëkuqit në ngjyrë të ndezur është thuajse i paimagjinueshëm në Korenë e Veriut. Ngjyra e kuqe përfaqëson kapitalizmin, thotë për CNN aktorja 22 vjecare, Nara Kang e larguar nga vendi i saj në 2015-tën.

10:25
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe katër zyrtarë të tjerë, akuza që rëndon mbi ta

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për punësime partiake.

10:23
Australian Open: 72 tenistë në karantinë

Së paku 72 lojtarë tenisi u urdhëruan të futen në karantinë, përpara se të nisë turneu Australian Open.

10:13
KPK shkarkon gjyqtarin e GJKKO, Bib Ndreca! Konfirmohet Elona Mihali

Komisioni i Pavarur i  Kualifikimit  ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Bib Ndreca.  KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020. 

10:05
FOTO/ Aktori i famshëm bën vaksinën kundër Covid-19: Lajm i keq, jam 75 vjeç

Aktori i famshëm, Steve Martin është vaksinuar kundër koronavirusit gjatë ditës së djeshme në Nju Jork.

09:48
Profesori kryen marrëdhënie me partneren gjatë mësimit ‘online’, studentët shohin gjithçka

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.

09:45
Greqi/ Kryeministri Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit në spitalin Attiko në mëngjesin e së hënës.

09:42
“U dërgua me shpenzimet familjare”/ Mjeku i njohur u dërgua në Turqi për kurim nga covid-19, reagon bashkëshortja: Kujtdo lëtyre politike…

Mjeku i njohur infeksionist, njëherazi drejtori i spitalit Covid-3, Arjan Harxhi, u infektua me koronavirus dhe prej ditësh kurohet në një spital të specializuar në Turqi.

09:38
Rritet në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Është rritur në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me fuqi prej 6,2 ballë që ndodhi më 15 janar në provincën Sulawesi Perëndimor të Indonezisë.

09:20
Gjermani/ Ndërron jetë mjekja shqiptare, shkrimet prekëse për humbjen e parakohshme

Mjekja shqiptare, Eni Doko e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

09:20
Somali, gjashtë të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Të paktën gjashtë persona, përfshirë ushtarë të ushtrisë somaleze, u vranë, ndërsa tetë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe e cila kishte në shënjestër autokolonën e guvernatorit të rajonit Shabelle e Ulët dhe zyrtarët ushtarakë.

09:11
Maas: Të lirohet menjëherë Aleksej Nawalny

Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërritjes në Moskë të dielën, shkaktoi reagime ndërkombëtare. Edhe Gjermania reagon ashpër dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus.

09:09
Kosovë/ 15 mijë e 172 raste aktive me COVID-19

55 mijë e 851 qytetarë në Kosovë janë infektuar me virusin korona prej marsit ku edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus

09:08
Brazili, i goditur rëndë, nis vaksinimin kundër koronavirusit

Brazili, vend i goditur rëndë nga koronavirusi, nisi vaksinimin, fillimisht të stafit mjekësor.

09:07
Meta përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Flakadanë të lirisë që nuk shuhen kurrë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar në 39-vjetorin e vrasjes, tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Bardhosh e Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën.

08:57
Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, çfarë u gjet në makinën e tij të djegur në mes të pyllit

Detaje të reja dhe shqetësuese janë shfaqur në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, ish gjyqtar i sektorit Arezzo dhe themelues i një parukeri në Sansepolcro. 

08:54
Durrës/ Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari nga Kosova, tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

08:46
Kritiku i Putin u ndalua sapo mbërriti në Moskë, SHBA dhe BE i bëjnë thirrje autoriteteve: Lirojeni menjëherë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete europiane kanë reaguar për ndalimin e politikanit rus Alexei Navalny, i cili mbërriti ditën e djeshme në aeroportin e Moskës.

08:33
Fotot/ Mbesa e ish-Presidentit ndahet nga i dashuri italian pas 6 muajsh dhe u rikthehet pozave hot si beqare

Modelja Beniada Nishani, është ndarë nga i dashuri italian, vetëm 6-muaj pasi çifti bëri publike lidhjen e  tyre.

08:23
Deklarata shokuese për vaksinën e koronavirusit: Mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë

Në një kohë kur vaksina e koronavirusit po kërkohet në doza të larta nga shumë shtete për ti dhënë fund pandemisë, një rabin ortodoks ka deklaruar se mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.

08:15
Parashikimi i motit/ Java nis e acartë, temperatura deri në -12 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave.

08:03
Pandemia/ “Qeveritë t’i mbështesin”, OECD: 50% e bizneseve në Ballkan ndërprenë aktivitetin, 82% pësuan rënie të xhiros

Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e kanë ndërprerë plotësisht punën qoftë edhe përkohësisht për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020, ndërsa 82 për qind e tyre kanë raportuar rënie të konsiderueshme te të ardhurave në krahasim me para krizës pandemike.

08:00
Turqia vaksinoi mbi 700.000 punonjës shëndetësore në 4 ditë

Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësor në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 4 ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

07:56
Vlorë/ Përfshihet nga flakët një makinë në aksin rrugor Vlorë- Sarandë

Vlorë- Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“.

07:49
Pogradec/ Banesa i përfshihet nga flakët, humb jetën 42-vjeçari në Vërdovë

Pogradec- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në  fshatin Vërdovë, Pogradec, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

E diel, 17 Janar 2021
22:55
“Çohu nga karrigia nëse ke akuza ndaj produksionit”/ Bora ultimatum Ledianës, çfarë vendosi ajo

“Mu duk si e futur pas shpine”, kështu tha Lediana kur kuptoi se kamerat ne takimin e saj me Mevlanin ishin ndezur.

22:45
“S’bëre skenë pornografike”/ Lediana acarohet kur kupton se janë kamerat ndezur. Mevlani: Nuk më shihni këtu nëse…

Takimi i Ledianës dhe Mevlanit pati episode interesante dhe në prapaskenë.

22:31
“Ke probleme me formimin, ke thënë fjalë të ndyra”/ Arjani shpërthen ndaj Fationit: Kemi ndërprerë dhe regjistrimet prej teje

Fakti që Arjani në njërën nga puntatat e Përputhen përgëzoi Muratin se përdori fjalët si “urdhëro, faleminderit, të lutem” dhe tha se asnjë nga djemtë e tjerë se ka bërë këtë nxiti debatet në studio.

22:14
“Të neveritshëm”/ Takimi me Melisën. Arjani debaton në prapaskenë me Atdheun

Takimi Melisa-Atdhe  javën e kaluar u diskutuar shumë, nisur dhe nga fakti se Atdheu kishte puthur Anën e parë.

22:05
Përputhje me Mevlanin? Të gjithë kundër Ledianës: Ka ardhur vetëm për të rritur follow-t në Instagram

Lediana është vajza e re që i është bashkuar përputhen, por hyrja e saj ka bërë që shumë të dyshojnë se ajo është aty vetëm për famë.

21:46
Lediana mollë sherri/ Nuk qetësi! Përplasen sërish Melisa dhe Mevlani: Ku të mundem do të ofendoj. I pafytyrë

Sherri Melisa-Mevlan ka vazhduar edhe sot në Përputhen Prime. Javën që lamë pas u pa tek Melisa një zëmërim i paparë pas takimit të Mevlanit dhe Ledianës ku ai i dedikoi dhe një këngë.

21:28
A ka krisje me Tean? Ja si përgjigjet Andi

Pas një mungese prej ditësh, Andi është rikthyer më në fund në “PërPuthen”, e megjithëse ai sqaroi se kanë qenë problemet shëndetësore dhe angazhimet tjera që e mbajtën larg, në studio ka patur jo pak aludime.

21:24
“Jam haker i femrave, ta zbërthej kodin”/ Andi i ri ‘kërcënim’ për çiftin Tea Andi: Pse rrinë këtu nëse…

Një nga djemtë e rinj që i është bashkuar Përputhen është dhe Andi, i cili që në momentin e parë që hyri në program shprehu pëlqimin për Tean, ku tha “Jam haker i femrave, ta zbërthej kodin”,

21:10
Andi rikthehet në Përputhen/ Tregon arsyet pse refuzoi të fliste me produksionin dhe ka dy fjalë për çështjen me Melisën

Pas shumë ditësh mungesë Andi është rikthyer sot në Përputhen Prime.

21:04
Hoti: Kemi porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka shpërndarë në Facebook një grafik, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin thotë se janë të sigurta dhe nuk janë nga Rusia.

20:55
Dita ndërkombëtare e Picës/ ushqimi më i njohur dhe i dashur në botë

Origjina e saj është e hershme, madje shumë, por ajo nuk e tregon aspak moshën shekullore.

20:44
Arrestohet pranë Kongresit/ SHBA, kishte akreditim të rremë dhe armatime

Policia ka arrestuar një person të armatosur në Uashington, ndërsa tentonte të kalonte një nga postoblloqet e shumta të ngritura në afërsi të ndërtesës së kongresit, ku Joe Biden do të bëjë betimin pas tre ditësh.

20:29
Vitrina e librit / E bardha që vret- Robert Galbraith (Pseudonimi i J. K. Rowling)

“Pashë një fëmijë të vrarë…Ai e mbyti, mu mbi kalë…”

20:25
Meteorologjia: Priten reshje intensive shiu/ Kreu i KESH: Po marrim masat. Transparencë për opinionin publik

Pas temperaturave të ulëta dhe ditëve të ftohta në vend pritet rikthimi i reshjeve të shiut.

20:17
Tiranë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet.