“Tre pjesëtarët e familjes duke përgatitur ushqimin me dashuri”/ Kjo foto fiton çmimin ndërkombëtar, imazhe që të lënë pa fjalë

28/04/2021 14:35

Një foto e një familjeje të re duke përgatitur me gëzim një vakt në shtëpi, në Kinë ka fituar një çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të fotografive të ushqimeve.

Li Huaifeng është shpallur fotografi më i mirë, për një imazh të titulluar “Shije”, marrë në Licheng, Shanxi.
Kjo foto është teknikisht e jashtëzakonshme në përdorimin e dritës dhe përbërjes“, thotë themeluesja dhe drejtoresha e çmimeve Caroline Kenyon.
Por ajo që e ngre atë në nivelin e rëndësisë historike është thellësia e tregimit dhe emocionit të saj. Ai tregon për një vit izolimi dhe jetese brenda, duke jetuar në komunitete të vogla të familjes së ngushtë.
Një shkrepje e jashtëzakonshme e cila demonstron në mënyrë të përsosur se fotografia nuk ka nevojë të trondisë ose shqetësojë për të qenë e shkëlqyeshme ose e paharrueshme.
“Ky imazh i hollë mbetet në mendje”.

Në konkurs, gjyqtarët vlerësuan pothuajse 10.,500 punime nga më shumë se 70 vende të botës dhe fituesit u shpallën në internet përmes një ‘livestreamo’.

Në foto galerinë më poshtë, mund të shihni fotot fituese dhe do të impresionoheni nga çdo detaj, që fotografët kanë ditur ta theksojnë më së miri.

FOTO GALERI
1/10
Tharja e luleve të okras në Tokat, Turqi.

Top Channel