“Thirri mendjes”/ Bolino i përgjigjet Markut për patronazhistët: Ka pasur edhe PD! Këto përralla nuk i dëgjojnë ndërkombëtarët

28/04/2021 22:37

Debati mes gazetarit Carlo Bolino dhe Mark Markut në “Open” nuk janë ndalur teksa diskutonin për vjedhjen e votës.

Bolino tha se OSBE/ODIHR ka harruar të tregojë se është publikuar lista e patronazhistëve të PD, ndërsa Marku tregoi se listat e PS janë vjedhur nga e-albania.

Ndërsa Marku i kërkoi vazhdimisht që t’i thërriste mendjes, Bolino iu përgjigj duke i thënë se nuk i dëgjojnë ndërkombëtarët nëse përdorin këto teori.

Bolino: OSBE ODIHR ka harruar të tregojë se është publikuar edhe lista e patronazhistëve të PD. E kemi publikuar ne dhe shumë të tjerë.

Marku: Problemi nuk qëndron se kemi apo jo patronazhist. Të dhënat e PS janë vjedhur nga e-albania. E ngatërron faktin me qëllimin. Nuk blihen 200 mijë votues, por diferenca që con tek mandati.

Bolino: Ju me këto përralla mendoni se ju dëgjojnë ndërkombëtarët me “Rama ik”. Këto janë përralla që ndërkombëtarët nuk i dëgjojnë fare. Është e ditur.

Marku: Për shkak se u zbuluan vjedhje, Shqipëria nuk hyri në Europë.

Bolino: Iku kjo.

Marku: Po na ikën dhe 10 vjet duke pritur. O Carlo thirri mendjes. Aq shumë të kanë zënë shërbimet ndaj Ramës sa thua na ikën. Je dhe gazetar italian o burrë.

 

Top Channel