“Sh.B.A përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet”, Xhaçka: Mirënjohës për mbështetjen

28/04/2021 18:24

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, duke shpërndarë postimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, shpreh mirënjohje për mbështetjen e SHBA në demokracinë e vendit tonë.

“Mirënjohës ndaj SHBA për të gjithë mbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë.”, shkruan ministrja Xhaçka.

Në postimin e tij në Twitter, Price përgëzon edhe fushatën e opozitës duke thënë se respektimi i zgjedhjeve forcon demokracinë e Shqipërisë.

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkroi Price

Top Channel