Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK
22/09 19:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, gjatë ditës së parë të saj, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti riktheksoi në takim se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime dhe se duhet ta pranojë realitetin dhe të vërtetën.
Sipas kryeministrit Kurti, aty Kosova është palë e barabartë, e jo thjesht temë, ndërsa përfundimi i tij duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme.
Top Channel