Pamje nga numërimi i votave për kandidatët

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare 2021, vijon në 12 qarqet e vendit tonë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt ndërsa ka vijuar në qetësi numërimi i votave. Bazuar në votat e deritanishme, kryeministri Edi Rama kryeson në Vlorë me 11.412 vota.

Në qarkun më të madh të vendit, në Tiranë kryeson Belinda Balluku, ndërsa në qarkun e Kukësit numërimi ka përfunduar në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota. Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.

Ja rezultatet në secilin qark:

SHKODËR

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në 368 / 411  qendra votimi dhe rezulton se në listën e demokratëve kryeson Bardh Spahia me 6199 vota, i ndjekur më pas nga Helidon Bushati me 5973 vota.

Në listën e socialistëve udhëheq Paulin Sterkaj me 7055 vota, i ndjekur pas nga Benet Beci me 5658 vota.

Ndërkohë, në Partinë Socialdemokrate, Tom Doshi, deri tani numëron 6806 vota, por kujtojmë se dha dorëheqjen dhe nuk do të jetë deputet në parlamentin e ri. Pas tij, është Serdar Hoxha, me 968 vota.

LEZHË

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Kastriot Piroli me 5704 vota, i ndjekur nga Mark Marku me 4843 vota.

Partia Socialiste –Në këtë qark udhëheq Eduard Ndreca me 6430 vota, pasohet nga Gentian Malotaj 4629.

Në qarkun e Lezhës janë numëruar 202 / 249 qendra votimi.

KUKËS

Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota. Shyrete Koka mori 3622 vota.

Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.

DIBËR

Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 227 QV dhe rezulton se Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Xhelal Mziu me 5321 vota, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku me 5093 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Aurora Mara me 9367 vota, e ndjekur nga Dionis Imeraj me 5154 vota.

DURRËS

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Manjola Luku kryeson me 3461 vota në Durrës, pasohet nga Andia Ulliri me 2675 vota.

Partia Socialiste– Kryeministri Rama udhëheq me 4105 vota, pasohet nga Jurgis Çyrbja me 3860 vota.

Në qarkun e Durrësit deri më tani janë numëruar 171 qendra votimi nga 481 në total.

TIRANË

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Lulzim Basha me 7689 vota, i ndjekur më pas nga Agron Shehaj me 6204 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Belinda Balluku me 8956 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 8405 vota.

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kryeson Përparim Spahiu me 1676 vota ndërsa nga Partia Socialdemokrate sërish Tom Doshi me 893 vota, por kujtojmë që ka dhënë dorëheqjen.

Numërimi po ecën me ritme shumë të ngadalta në qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 555 nga 1243 qendra votimi në total.

ELBASAN

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Luçiano Boçi me 9902 vota, i ndjekur nga Dashnor Sula me 7326 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Taulant Balla me 18.677 vota, i ndjekur nga Saimir Hasalla me 11.262 vota.

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 462 qendra votimi nga 511 që janë në total.

FIER

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Agron Kapllanaj me 8333 vota, i ndjekur nga Saimir Korreshi me 4126 vota.

Partia Socialiste–  Udhëheq Erion Braçe me 10717 vota, i ndjekur nga Gramoz Ruçi  me 7000 vota.

Në qarkun e Fierit janë numëruar 429 qendra votimi nga 580 në total.

BERAT

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Tomor Alizoti me 3215 vota dhe ndiqet nga Bujar Hoxhaj me 3122 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Blendi Klosi me 9068 vota dhe ndiqet nga Bardhyl Kollçaku me 5194vota.

Në qarkun e Beratit janë numëruar 196 nga 277 qendra votimi në total.

KORÇË

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Ervin Salianji me 9,196 vota, i ndjekur nga Bledjon Nallbati me 7,337 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Niko Peleshi me 11,352 vota, i ndjekur nga Ilirian Pendavinji me 6,178 vota.

Në qarkun e Korçës janë numëruar 339 nga 427 në total.

VLORË

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Bujar Leskaj me 5,254 vota, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3,551 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Edi Rama me 11,412 vota, i ndjekur nga Anila Denaj me 6,428 vota.

Në qarkun e Vlorës janë numëruar 421 qendra votimi nga 445 që janë në total.

GJIROKASTËR

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim– Udhëheq Tritan Shehu me 3,334 vota, i ndjekur nga Roland Bejko me 2,382 vota.

Partia Socialiste– Udhëheq Bledar Çuçi me 11,814 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 4,074 vota.

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 203 nga 207 në total, pra edhe procesi i numërimit të kandidatëve po shkon drejt fundit.

Top Channel