PD-LSI duan pamjet filmike/ Ato pranë tavolinave të grupeve te numërimit te votave, por edhe të qendrave të votimit

28/04/2021 19:36

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në kërkim të provave për të dëshmuar akuzat e tyre për manipulim të procesit Zgjedhor.

Dy partitë opozitare i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vënien ne dispozicion të materialeve te regjistruara nga kamerat e vendosura pranë tavolinave të grupeve te numërimit te votave, por edhe të qendrave te votimit.

Krahas partive të opozitës, dëshmi me video nga qendrat e numërimit të votave ka kërkuar edhe deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Kërkesë ka bërë edhe policia. Komisariati numri 1 kërkon pamjet e sherrit të ndodhur në KZAZ-në e vendosur në shkollën 1 Maji, ndërsa ai numër dy kërkon pamjet e KZAZ-së në shkollën At Zef Pëllumbi pasi denoncimit se një votuese ka fotografuar votën. Hetime kërkon të kryeje veçmas partisë qe e kandidoi edhe Asllan Dogjani.

Celibashi: Ne nuk do lejojnë asnjë transformim te votes nga njeri kandidat tek tjetri, cdo lloj tentative eshte e kote pasi KQZ i disponon te gjitha filmike ne lidhje me procesin e vlerësimit te fletëve te votimit , bere kjo ne fazën e pare kur ka dale rezultati per partitë dhe koalicionet kështu qe dua ti ftoj kandidatet per deputet qe te ndihen te qete pasi ekzistojnë te gjitha mundesite per te verifikuar mbi numerin e votave dhe fleteve te votimit qe i përket secili prej tyre .

Gjatë nisjes së procesit për numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë raportuar raste nga disa KZAZ se komisionerë të ndryshëm kanë kërkuar një rivlerësim të të gjithë votave, jo vetëm të atyre të pavlefshme. Kryekomisoneri beri me dije se cilat flete nuk do preken.

Celibashi: Ka pasur kërkesa per te bere një rivlerësim edhe te atyre fletëve te votimit ne te cilat ka shënime vetem per subjektet zgjedhore. Per këto flete votimi KQZ me akt te rregullatorit ka disponuar sigurimin e tyre ne nje zarf te veçante dhe te mos i nënshtrohen procesit te rinumërimit dhe te rivlerësimit ne fazen e e dyte pasi ato janë flete votimi ne te cilat qartësisht kane nje shenje vetem tek partia ose koalicioni dhe ua kemi sqaruar se kete nuk mund ta bejne.

Sipas informacioneve zyrtar, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 46.32%, dhe sërish është vërejtur fenomeni se burrat janë më të prirur për të votuar se sa gratë.

Top Channel