Zekthi në “Open”: Partia Socialiste ka vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit

28/04/2021 22:43

Analisti Fitim Zekthi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se PS ka vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Zekthi thotë më tej se këtë të vërtetë nuk mund ta prek dot as OSBE/ODIHR dhe se në Shqipëri gjithmonë ka pasur probleme me zgjedhjet.

Fitim Zekthi: E vërteta është e vërtetë dhe nuk preket as nga OSBE/ODIHR dhe askush tjetër.Nëse janë zgjedhur janë zgjedhur. Jam befasuar dhe pres ndërgjegjësimin e disa njerëzve që kanë përgjegjësi publike. Që janë vjedhur zgjedhjet kjo është e dukshme. Për mua është turp. Nuk e vendos ODIHR këtë, se ca është e vërteta është e vërtetë. Është turp që të mohosh që PS nuk ka vjedhur vota. Mandatet e Doshit janë dëshmia e këtyre zgjedhjeve. Nuk kam nerva të merrem me bandat e Shqipërisë. Gjithmonë ka patur probleme me zgjedhjet, Shqipëria sot nuk qeveriset nga PS.

Top Channel