Lagjet e reja pas tërmetit/ Rama shkon në Thumanë për parë ndërtimet e reja

28/04/2021 15:25

Me mbylljen e procesit të numërimit të fletëve të votimit, që i dhanë një fitore prej 74 mandatesh, Edi Rama iu rikthye punës pikërisht aty ku e la përpara nisjes së fushatës elektorale, tek rindërtimi.

Paraditja e të Mërkurës e gjeti në Thumanë nga ku pa progresin e ndërtimit të lagjes së re me banesa individuale dhe pallateve. Tashmë që gërmadhat e tragjedisë së tërmetit në Thumanë ia kanë lënë vendin kësaj panorama shprese më shtëpitë drejt përfundimit, Edi Rama e shikon këtë proces si shembullin rilindjes së shpresës tek e ardhmja.

Edi Rama ngjiti shkallët e këtij pallati për të parë cilësinë e punimeve të brendshme.

Më herët kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë video ku tregohet ecuria e rindërtimit në Fushë Shkrujë. Videon Rama e shoqëron me komentin “ Dhe tani 3 herë më shumë punë për Shqipërinë e për shqiptarët pa asnjë dallim, për t’ju kthyer sadopak të gjithëve ju borxhin e madh, ku më zhytët të dielën e bukur të 25 prillit.

Top Channel