Po hulumtonin për gjuetinë e paligjshme në Afrikë, vriten 2 gazetarë spanjollë. Një prej tyre kishte bërë dokumentar për bandat shqiptare

28/04/2021 14:48

Dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez janë vrarë në shtetin afrikan të Burkina Faso, një ditë pasi ishin marrë peng nga një xhihadistësh.

Reporterët David Beriain dhe Roberto Fraile ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin.

Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.

“Mendimet tona janë për të afërmit dhe miqtë e David Beriain dhe Roberto Frail, të vrarë në Burkina Faso. Ne shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë kurajozë që raportojnë përditë nga zonat e luftës”, deklaroi Sanchez.

Trupa e viktimave u gjetën në Pama dhe ata ishin duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon, shkruan “The Guardian”.

Një prej gazetarëve ka bërë dokumentar për bandat shqiptare në vitin 2019.

ZDF, televizioni gjerman, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare.

Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale të cilat, siç raportonte ZDF-së, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod nderi dhe hakmarrjeje.

Ja si e përkufizon ZDF dokumentarin: “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

Top Channel