E martë, 19 Janar 2021
07:47
FMN: Pikëpamja ekonomike globale mbetet shumë e pasigurt

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva tha sot se perspektiva ekonomike globale mbetet shumë e pasigurt duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit dhe zgjerimin e hendekut midis vendeve të pasura dhe të varfra, e cila po i kërkon FMN të gjejë mbështetje shtesë.

07:27
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave.

06:58
Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime të ftohta, të ngrohta apo të tharta. Dhimbja përçon nervat e dhëmbëve dhe vjen si pasojë e dëmtimit të smaltit, prishjes së dhëmbëve si pasojë e ushqimeve acide, përdorimit të ashpër të furçës së dhëmbëve, mbushjet problematike e të tjera.

06:06
Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën

Demenca është një nga sëmundjet që mjekët e kanë cilësuar si sëmundja e shekullit. Diçka e tillë vjen si pasojë e përhapjes të shpejtë të kësaj sëmundje që prek trurin. Të gjithë mendojmë se problemet me kujtesën dhe trurin nisin pas të pesëdhjetave.

05:57
SHBA/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete

Numri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e shteteve në SHBA ndërsa një valë infeksionesh të stinës së dimrit e çon numrin e përgjithshëm në afro 400,000 mes paralajmërimeve për përhapjen e një variant të ri, shumë ngjitës.

05:30
Kreu i OBSH-së: Bota “në prag të një dështimi moral katastrofik” lidhur me vaksinat

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota është “në prag të një dështimi moral katastrofik” për shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave për COVID-19.

05:05
Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën në shkallët e Kapitolit të SHBA, përfshirë kontrollin e sigurisë nga FBI-ja të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në Uashington për ceremoninë.

04:04
Kryeqytetet e shteteve amerikane në gadishmëri në prag të inaugurimit

Joe Biden është gati të inaugurohet të mërkurën në shkallët e Kapitolit në Uashington, si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Ngjarja kombëtare nën masa të rrepta sigurie vjen mes njoftimeve se grupe ekstremiste të brendshme mund të protestojnë përsëri për rezultatet e zgjedhjeve.

03:31
SHBA/ Çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?

Megjithëse i kundërshtoi ashpër rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të fituara nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, Presidenti Donald Trump planifikon të largohet nga Shtëpia e Bardhë mëngjesin e 20 Janarit.

03:13
FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit rus.

02:50
Ligji i ekstradimit me Kinën alarmon refugjatët ujgurë në Turqi

Turqia u ka siguruar strehë ujgurëve që largohen nga persekutimi kinez, por grupe të të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se parlamenti turk është i gatshëm të miratojë një traktat ekstradimi me Kinën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, kjo ka alarmuar komunitetin ujgur në Turqi.

02:25
​SHBA: Kina të japë qasje më të lirë për hetuesit e OBSH-së

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kina të lejojë ekipin hetues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të ketë kontakte në Wuhan me “punonjës mjekësorë, ish-pacientë dhe staf laboratorik”, si dhe qasje në të dhëna dhe mostra mjekësore.

02:08
Spanjë, nis vaksinimi me dozën e dytë

Për shkak të rritjes rekord të numrit të të infektuarve të ri, në Spanjë ka filluar imunizimi me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 për pavijonet e shtëpive për të moshuarit.

01:27
​Vdes ambasadori kroat në Paris, Filip Vuçak

Ambasadori kroat në Francë Filip Vuçak ndërroi jetë të shtunën pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë.

00:23
Mandzukic kalon testet mjekësore, firma të martën

Është dita e Mario Mandzukicit në Milano. Natën e kaluar kroati zbarkoi në aeroportin Linate me një fluturim privat, ndërsa gjatë paradites së sotme nisi procedurat për ekzaminimet mjekësore.

00:15
Redi Jupi flet për derbin në Procesin Sportiv: Partizani ekip më solid, por Tirana…

Të enjten me datë 21 janar do të luhet derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës. Në Procesin Sportiv analisti sportiv Redi Jupi tha se në këtë derbib ekipet duhet të sulmojnë dhe se fituesi i derbit do jetë ekipi që do jetë rivali i Vllaznisë për kampionat.

E hënë, 18 Janar 2021
23:56
Milani kërkon pasuesin e Theos në Spanjë, nis negociatat me anësorin e Barçës

Theo Hernandez vijon të konfirmohet si një futbollist i nivelit të lartë me paraqitjet e tij mjaft të mira për të dytin sezon radhazi me fanellën e Milanit, ndaj edhe nuk u ka shpëtuar syve të drejtuesve të skuadrave të mëdha europiane.

23:52
Fonseca: Kurrë më si në derbi, duhet të ndryshojmë sjellje

Humbja me rezultatin e pastër 3-0 në derbin kryeqytetas ndaj Lazios, “djeg” jo pak te verdhekuqtë e Romës, të cilët do të rikthehen sërish nesër në fushë për t’u përballur me Spezian, me synimin për të prerë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

23:50
Lukaku drejt rikthimit në Premier League, këtë herë në anën blu të Manchesterit

Manchester City po përgatitet për një merkato “të nxehtë” verën e ardhshme dhe sipas asaj që zbulon “The Telegraph”, pronarët kanë vënë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash, apo rreth 225 milionë euro.

23:44
Milan rimerr kryesimin i vetëm/ ‘Ibracadabra’ gol çdo vit që prej 1999

Milan rimori i vetëm kryesimin e kampionatit italian të futbollit pas nëj fitoreje bindëse në transfertën ndaj Kaljarit e cila u mbyll 0-2.

23:29
Aubameyang protagonist, Arsenali fiton dhe vazhdon ngjitjen në renditje

Arsenali shqelmon krizën në kampionat, pasi mposhti Newcastle-n me rezultatin e pastër 3-0 dhe regjistroi fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 10 me 27 pikë.

23:06
Kriza qeveritare në Itali/ Conte votohet nga 321 deputetë

Qeveria e Giuseppe Contes mori 321 vota pro në parlament pas largimit nga qeveria të aleatit, Mateo Renzit duke marrë dhe dy ministrat.  

23:01
Drejtuesit e PD në qarqe/ Analistët në Open: Karroca e PD është vonë, PS po ecën si Ferrari

Në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit janë gjithnjë e më afër, analistët në Open thanë se PD është vonë në garën elektorale.

22:52
Dyfishohen rastet e COVID në SHBA për 59 ditë

Numri i rasteve totale të të prekurve me COVID në SHBA ka shkuar në 24,018,793.

22:36
Qeverisje me PS? Grida Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve !

Grida Duma mohoi në mënyrë kategorike një qeverisje të mundshme PS-PD.

22:35
Mënyra e kandidimit LSI-PD, Duma: Momente që do jemi bashkë, në disa qarqe vetëm

Ish-deputetja e PD-së ka zbuluar ditën e sotme në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

22:22
Koalicion PR-PD? Duma: Finalizim i shpejtë! Mediu: Nëse duan të fitojmë jam optimist

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, po trajtohet tema e opozitës shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve të zgjedhur dhe ata që planifikohen të zgjidhen.

22:19
Sa do e prisni Bashën? Mediu: Sa më shpejt aq më mirë. Nëse s’ka marrëveshje, atëherë PR….

Kreu i PR Fatmir Mediu , foli në Open për faktin se partia e tij ende nuk ka një marrëveshje me PD, ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit janë gjithnjë e më afër.

22:08
“Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, Melania Trump jep mesazhin e lamtumirës

Gruaja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka dhënë mesazhin e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e sotme, pas humbjes së bashkëshortit të saj Donald Trump në zgjedhje.

21:56
A ka ngecje mes negociatave të Bashës dhe aleatëve? Grida Duma në Open: Brenda pak ditëve kemi marrëveshje

Lulzim Basha ka arritur marrëveshje politike me 3 aleatë të tij, ndërsa po vazhdojnë negociatat me tre aleatë të tjerë.

21:54
Zbulimi arkeologjik/ Piramida e dytë e fshehtë gjendet brenda strukturës së famshme Maja (fotot)

Arkeologët tashmë do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë Tempullin e Kukulcan pasi një investigues pati mundësinë të filmonte brenda strukturës së famshme të fiseve Maja.

21:49
Sondazhet e zgjedhjeve në Top Channel/ Drejtuesi i IPSOS jep detajet e metodologjisë që do përdoren

Sondazhet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i ndiqni në Top Channel, pasi televizioni ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur të sondazheve IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

21:43
Duma në Open: PS një parti e vetmuar, forcat opozitare po bashkëveprojnë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, po trajtohet tema e opozitës shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve të zgjedhur dhe ata që planifikohen të zgjidhen.

21:29
Radhë të gjata në kontrollin e makinave në Durrës, qytetari: Kemi mbi 6 orë këtu, punohet shumë ngadalë

Në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrës vijon radha e kontrollit të makinave prej 6 orësh.

21:26
Skena të frikshme në Amsterdam/ Policia mësyn me kuaj protestuesit kundër qeverisë në largim (Foto dramatike)

Protesta masive shpërthyen dje në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ku policia mësynte dje me kuaj kundër demonstruesve të zemëruar nga skandali i qeverisë në largim për heqjen e mbështetjes sociale familjeve në nevojë.

21:11
OBSH: Guinea mori vetëm 25 vaksina kundër COVID, vendet e pasura 25 milionë doza

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi sot fitimet e kompanive farmaceutike dhe pabarazinë në vaksinim.

20:53
Trump pritet të falë 100 të burgosur në ditën e fundit si president

Donald Trump do të falë rreth 100 persona në ditën e fundit si president i SHBA-së, sipas burimeve të CNN.

20:42
Peticion online për rikthimin në auditorë/ Mblidhen mbi 6000 firma dhe dorëzohen në institucionet shtetërore

Përpjekjet e studentëve për tu rikthyer në auditore vijojnë.

20:35
Fiks Fare/ Rishfaqen bandat në Shkodër, gjobvënie tregtarëve të tregut ‘Rus’

Rikthehen bandat që kërcënojnë tregtarët e Shkodrës me gjobëvënie. Kësaj radhe ata që duhet të pagujnë haraçin e përmuajshëm janë tregtarët e tregut ‘Rus’ siç njihet në Shkodër.

20:33
Letra e minatorëve kinezë të bllokuar në galeri, ndez shpresat për shpëtimin e tyre

Dymbëdhjetë minatorë kinezë të bllokuar nëntokë pas një shpërthimi në një galeri të nëndheshme një javë më parë, kanë treguar së fundmi se janë ende gjallë.

20:31
Rrugëtimi i Ismail Qemalit/ Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar në 177 vjetorin e lindjes

Në përkujtim të 177 vjetorit të lindjes së Ismail Qemalit Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me gjimnazin Ismail Qemali, organizojnë një ekspozitë nën emrin “Rrugëtimi Historik I Ismail Qemalit”

20:30
Ftesë në 5/ E zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja zbulon “sakrificat” për foton seksi

Këngëtarja Vesa Smolica ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku komentoi foton e e fundit në dëborë, që bëri zhurmë këtë fundjavë.

20:27
Ambasadorja e SHBA-së përshëndet marrëveshjen Shqipëri-Greqi me postimin e Top Channel

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përshëndetur mbrëmjen e sotme marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin, me anë të postimit të TopChannel.

20:20
Pandemia në Turqi/ 5.862 raste të reja me COVID

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 5.862 raste të tjera pozitive ndaj COVID-19, përfshirë 749 pacientë asimptomatikë.

20:07
Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Biden

Ndërtesa e Kongresit Amerikan në Washington është vendosur nën bllokim mes një kërcënimi të jashtëm që doli se ishte një zjarr aty pranë.

20:04
Kardinali meksikan bllokohet nga Facebook, tha se vaksina e Bill Gates ka ‘mikro-çipe satanike’

Një kardinal meksikan është censuruar nga rrjeti Facebook pasi pretendonte se vaksina e Covid-19 është pjesë e “komplotit të rendit të ri botëror” dhe se përmban “mikro-çipe satanike”.

20:02
Aksident në Tiranë/ Njëri nga drejtuesit me 2 të mitur në makinë, plagosen 3 persona

Një aksident mes dy mjetesh me 3 të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë.

19:57
Covid “fshiu” 219 mln euro eksporte/ Më i goditur është fasoneria. Eksportoi 130 milionë euro më pak

2020 ka rezultuar një vit i mbrapshtë për eksportet shqiptare, pasi pandemia ka fshirë pothuajse 219 milionë euro për shkak të masave bllokuese dhe ndikimit që pati te grupet eksportuese.

19:55
Për’Puthen/ Ana “rikthehet” tek Elvisi (Fotot)

Pas takimit të këndshëm me Andin e ri, Ana “u rikthye” tek Elvisi. Vajza zgjodhi Lokon në takimin e saj të radhës, gjë që u mirëprit edhe nga djali.

19:50
Pas ngricës vjen shiu/ Temperaturat do të rriten në ditët në vijim

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

19:46
I dehuri vrau 10-vjeçaren/ Arrestohet shoferi, iku nga vendi i aksidentit

Një 10 vjeçare është viktima e 12-ë e aksidenteve rrugore në vend për muajin janar. Ambra Petali, sapo doli nga shtëpia e saj, në zonën e Alliasit në Tiranë, u godit nga një automjet tip fuoristradë.

19:46
Paratë, ndryshojnë ligjin e BKH/ Nuk është përcaktuar se sa do të paguhen “super policët”

Goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit është një punë e vështirë jo vetëm për prokurorët e posaçëm të SPAK, por edhe për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

19:43
“A të pëlqejnë buzët e mia?”, Ana provokon djalin e ri të Për’Puthen (Fotot)

Gjatë takimit të parë të tyre, Ana nuk mund të qëndronte pa provokuar djalin e ri të Për’Puthen, Andin.

19:41
Aksident i rëndë në Gjakovë/ Përplaset makina me targa shqiptare, 2 të vdekur e 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ponoshec të Gjakovës, ku dy persona kanë humbur jetën, kurse dy të tjerë janë plagosur.

19:35
Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në SHBA

Sondazhet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i ndiqni në Top Channel. Televizioni ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur të sondazheve IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet do të jenë çdo muaj, ndërsa më të shpeshta në javët para zgjedhjeve dhe do të bëhen publike në emisionin “Open”.

19:28
“A do të jetoje me mua në Pejë?”, Ana vihet në dyzim me djalin e ri (Fotot)

Djali i ri nga Kosova, Andi  në takimin me Anën dukej pak i emocionuar por ata arritën që të mësonin më shumë për njëri-tjetrin.

19:26
Blen makinë të lirë për të birin në ankand, burri gjen brenda drogë me vlerë $250 000

Makina ishte sekuestruar si pjesë e një aksioni policor anti-droga dhe kur Rick Joyner e bleu atë për të birin, pyeti nëse ishte kontrolluar mirë nga qentë nuhates.

19:08
Takimi Ana-Andi/ Djali i ri bën pyetjen që askush se priste (Fotot)

Sot ndodhi takimi mes Anës dhe Andit të ri në liqenin e Tiranës.

18:58
Vdes nga rryma elektrike burri i zhveshur që shtyu pasagjerët në binarët e metrosë së New York (foto të rënda)

Një burrë krejt i zhveshur shkaktoi terror dje në një station metroje në New York, para se të binte vetë në binarë ku vdiq nga kontakti me rrymën elektrike.

18:51
Përfundon seanca/ Marrëveshja me Pfizer, kuvendi miraton tre aktet normative

Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ për marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksinën Pfizer. Të treja 3 aktet normative kanë marrë 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

18:50
Rama: Është krijuar ekuilibër pozitiv për shëndetin dhe ekonominë

Kryeministri Edi Rama në nisjen e sesionit të ri parlamentar ditën e sotme tha se Shqipëria ia ka dalë më së miri në përballimin e situatës, ndryshe edhe nga shumë shtete të zhvilluara të cilët e kaluan shumë keq.

18:48
“E kam të vështirë ta përballoj”- Lediana kërkon të largohet nga “PërPuthen”

Lediana, e cila iu bashku a”PërPuthen” vetëm një muaj më parë, ka befasuar sot, ndërsa tha se kërkon të largohet nga emisioni.

18:45
“PërPuthen”/ Fationi dhe Erisi sherr në emision

Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një konflikt.

18:39
“Injektoi ujë biologjik në vend të vaksinës”, Rama ironizon: Nivel shumë i lartë për ne…

Kryeministri i vendit, Edi Rama në nisjen e sesionit të ri parlamentar hodhi poshtë të gjitha teoritë konspirative në lidhje me vaksinimin.

18:26
Vaksinimi/ Rama: BE nuk pa përtej kufijve të vetë. Me Pfizer i kemi lënë hapësirë vetes për të negociuar më tej

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e seancës parlamentare, ku ka folur për procesin e vaksinimit në vend, ku i mëshoi faktit se po punohet për ta mbyllur me skenarin e parë dhe më ambicioz atë të vaksinimit për 14 muaj.

18:21
Disa fakte interesante për shtëpitë kineze që i bëjnë ato të ndryshme nga shtëpitë në të gjithë botën

Kinezët disa mobilje i mbajnë në vende krejt të ndryshme nga çfarë jemi mësuar dhe disa pajisje shtëpiake i kanë shumë të veçanta.

18:21
Atraksioni turistik më i frikshëm në botë/ Murgjit meditues japonezë që kthehen në mumje për së gjalli (Fotot)

Historitë e udhëheqësve të lashtë shpirtërorë që ndalonin ushqimin duke medituar deri në vdekje, po rikthehen në vëmendje teksa turistë të shumtë po vërshojnë për të parë murgjit e kthyer në mumje, mes shumë prej atraksioneve turistike të të pazakonta në Japoni.

18:14
“Parlamentit i ka ardhur fundi”, Murrizi: Ish-ministrat e LSI-së po ftohen një nga një në PS

Deputeti Myslim Murrizi në fjalinë e tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar ka kundërshtuar miratimin e shpejtë të vaksinës Pfizer, duke theksuar se duhet të merret njëherë informacion se nga vjen e çfarë përmban pastaj të miratohet.

18:00
Pogradec, temperaturat e ulëta krijojnë panoramën e veçantë (Fotot)

Temperaturat disa gradë nën zero në qytetin juglindor të Pogradecit ofrojnë pamje fantastike për vizitorët.

17:53
Marrëveshja me Pfizer/ Hajdari: Të njihemi me aktet dhe të votojmë herën tjetër. Gjuzi: Rama ka shkelur ligjin

Sesioni i ri parlamentar nuk mund të mos niste pa debate.

17:37
“S’mund të talleni në këtë farë feje”/ Sigurimi i vaksinave Pfizer, Gjoni: Janë klandestine, më shumë transparencë

Deputeti Ralf Gjoni është ankuar ditën e sotme në nisjen e sesionit të ri parlamentar në lidhje me mungesën e transparencës të origjinës së vaksinave Pfizer.

17:24
Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

Sot nisi sesioni i ri parlamentar dhe u hap nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai i bëri thirrje KQZ–së që të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve.

17:20
Kohë pandemie, por arti nuk ndalet! Shpallen fituesit e Çmimeve “KULT” 2020

Akademia KULT ia doli të kurorëzojë, ashtu si prej pesëmbëdhjetë vitesh rresht fituesit e edicionit të 16 të Çmimeve “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore që përfshijnë gjithë spektrin e artit dhe kulturës shqiptare, pavarësisht vështirësive që pandemia e covid-19 solli.

17:09
Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me COVID në Britani

Numri i të shtruarve në spital pas Krishtlindjeve ishte rritur me 15.000 në Britani, një numër i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha kapacitetet e 30 spitaleve më të mëdha.

17:04
Top Talk: Ilir Beqaj shpjegon pse Partia Socialiste merr të paktën 72 mandate në zgjedhje

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës është i bindur për një fitore të sigurt të së majtës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

17:03
Pandemia në Kroaci/ 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID-19.

17:00
OBSH apelon për shpërndarje më të barabartë të vaksinave

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

17:00
Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet teknike

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia do të rinisin bisedimet teknike sot në Bruksel.

16:49
Gjykata ruse cakton 30 ditë paraburgim për Alexei Navalyn

Një gjykatë ruse i ka caktuar 30 ditë paraburgim Alexei Navalyn, liderit rus të opozitës, i cilido të qëndrojë në burg së paku deri më 15 shkurt, një ditë pasi u arrestua në Moskë.

16:47
“Meta është në hall, kërkon komerdare”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: S’më bën derman mua, kryeministri….

Presidenti Ilir Meta e cilësoi veten me fat që nuk ndodhej në Vlorë gjatë përmbytjes së madhe, ndërsa me ironi shtoi se kryeministri shkoi në aty pasi doli dielli.

16:43
Bien infektimet nga Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 292 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave antiCOVID dhe ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

16:39
Largimet nga LSI/ Meta tregon dy bashkëpunëtorët e tij dhe këshillon partitë: Promovoni figura të reja

Presidenti Ilir Meta i pyetur se çfarë mendimi kishte për largimet e fundit nga radhët e LSI drejt PS, shumë prej tyre dikur bashkëpunëtorë të tij, tha se janë çështje që nuk i takojnë atij.

16:33
Meta për rrugën e Selenicës/ Fajëson qeverinë për heqjen dorë nga ndërtimi

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp në Vlorë foli për debatin e fundit lidhur me anulimin e projektit Peshkëpi-Selenicë si dhe ‘bllokimin’ e Vlorë-Orikum.

16:28
Xhelal Mziu caktohet drejtues qarku i PD-së në Dibër

Ish-kryebashkiaku, Xhelal Mziu është caktuar ditën e sotme drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

16:27
Edhe miliarderët vdesin/ Kreu i perandorisë bankare Benjamin de Rothschild pëson atak kardiak në moshën 57 vjeçare

Benjamin de Rothschild, i cili drejtonte perandorinë bankare të babait të tij, ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 57.

16:23
Ish-zëdhënësja e PD-së kritikon përzgjedhjen e kandidatëve: Si të hedhësh në erë me duart e tua…

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike për 8 vite me radhë, Erla Mëhilli ka kritikuar komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

16:23
Ngacmimi seksual i 13 vjeçares nga njerku/ Sa vite dënim mund të marrë?

Të ftuarit në studion e “Shqipëria live”, ngrenë shqetësimin se pedofilët nuk marrin dënimin e duhur dhe kur lirohen janë sërish të rrezikshëm për shoqërinë.

16:15
Vaksina Moderna po shkakton efekte anësore, California kërkon tërheqjen e saj

Departamenti i Shëndetit Publik të Californisë po kërkon që vaksinat e Moderna-s anticovid të tërhiqen nga tregu për shkak të numrit të madh të efekteve anësore.

15:54
Pas përleshjeve me policinë, Biden i thotë karvanit me 8,000 emigrantë nga Honduras të kthehen prapa: Nuk është ende koha (Foto dramatike)

Një zëdhënës i presidentit të zgjedhur, Joe Biden i tha sot karvanit me të paktën 8000 emigrantë nga Honduras drejt SHBA, të ndalojë rrugëtimin e tyre pasi kufijtë nuk do të hapen.

15:41
Edmond Spaho caktohet drejtues politik i PD-së për Korçën

Nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë.

15:40
Derbi Partizani-Tirana/ Të kuqte afrojnë në ekip futbollistin Valentino Murataj

Kete te enjte ne “Elbasan Arena” do te luhet derbi i dytë i këtij sezoni mes Partizanit e Tiranes dhe trajneri Ilir Daja ka nisur përgatitjet për 90 minutëshin e rëndësishëm.

15:31
Rusia, përplasje me Holandën/ Moska dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë si përgjigje ndaj të njëjti veprim që bënë muajin e kaluar autoritetet holandeze me dy diplomat rusë.

15:28
Dorëhiqet presidenti i Ligës/ Edvin Libohova tregon arsyet e largimit

Edvin Libohova i ka paraqitur anëtarëve të Ligës Profesioniste largimin nga posti i kryetarit.

15:24
U konstatuan pa maska mbrojtëse/ Gjobiten 1307 qytetarë gjatë fundjavës

13 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë pasi paraqitën mjetin e identifikimit.

15:23
COVID-19 në Kosovë/ Një humbje jete dhe 267 raste të reja në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

15:21
“Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekber”, pamjet e incidentit që shkaktoi evakuim masiv në aeroportin e Frankfurt (Fotot)

Një burrë ka shkaktuar dje evkakuim emergjence dhe dislokim të forcave të armatosura në aeroportin gjerman të Frnkfurt kur thërriti ‘Allahu Akber’ (‘Zoti është më i madhi’ ne arabisht) pas konfrontimit me policinë sepse nuk mbante maskë në fytyrë.

15:19
Veliaj: Të mbarojë rindërtimi, pastaj vila e 5 e Lulit

Leja për vilën e pestë të kunatit të Lulzim Bashës do qëndrojë për shumë kohë në sirtarët e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta firmosë lejen e kërkuar për ndërtimin e një vile ne zonën e populluar nga milionerët.

15:15
“Rimbursoni humbjen nga renta”/ Bashkisë Bulqizë i pakësohet buxheti nga heqja e taksës së kromit

Pak ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta ktheu ligjin për taksat kombëtare që parashikonte e zerimin e rentës minerare deri në vitin 2023 për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen.

15:13
Covid më i fortë se gripi/ Epidemiologët ende nuk kanë gjetur raste të prekurish

Ndonëse e gjithë vëmendja e epidemiologëve është përqendruar tek virusi Covid-19,ndërkohë kemi hyrë në javën e tretë të janarit, ku çdo vit shënohej piku i virusit të gripit.

15:11
Akull në rrugët e Korçës/ Temperatura të ulëta krijojnë shtresa akulli nga dëbora e rënë

Ne Korçë prej disa ditësh temperaturat ne minus kane shkaktuar ngrica dhe veshtiresi. Një acar i tillë nuk mbahej mend prej disa vitesh për banorët e mësuar me dimra të ftohtë.