Iu grabit argjendaria dhe u kërcënua me armë/ Flet pronarja e biznesit: E kam përjetuar keq, kishte çifte, nuk është hera e parë

29/04/2021 12:16

Një argjendari në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është grabitur paraditen e sotme, ndërkohë që autori është arrestuar menjëherë në vendngjarje.

Pronarja e argjendarisë, e tronditur nga ngjarja konfirmon se kjo nuk është e hera e parë që biznesi i saj grabitet.
Vetëm një person ishte, me çifte“, thotë ajo.
E pyetur nga gazetari, nëse grabitësi i mori diçka, ajo i përgjigjet: “Po, por nuk munda ta shikoja, isha me kurriz“.

Më tej, zonja është shoqëruar nga punonjësja e policisë, për të dhënë dëshminë e saj, lidhur me ngjarjen.

Ndërsa një dëshmitar, rrëfeu se “u dëgjuan të paktën 5 të shtëna, policia ishte menjëherë këtu dhe arrestoi personin. Çanta me të cilën mori argjendaritë, mbeti në trotuar”.

Autori, Martin Kapllanaj u shoqërua nga policia.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/04/29/u-degjuan-te-pakten-5-te-shtena-grabitet-argjendaria-ne-vlore-autori-u-arrestua-menjehere-ja-kush-eshte455/

Top Channel