“Basha po na mban peng shtëpinë”. Demokratët në protestë: Po sillet në mënyrë të padrejtë

29/04/2021 11:36

Një grup demokratësh me në krye Ibsen Elezin janë mbledhur para derës së PD, pasi nuk lejohen të hyjnë brenda.

Që pas humbjes së zgjedhjeve, njëri pas tjetrit, disa figura të PD kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Edvin Kulluri bashkë me zonjën Harxhi ishin në një mendje kur thanë për gazetaren Elda Menga se Basha nuk mund të mbajë peng shtëpinë e tyre.

Kulluri: ne duam komunikim në bazë , që të flasim, ia kemi borxh demokratëve.

Harxhi: S’ka pse mos të ketë protesta, kësaj në radhe në shtëpinë e tonë se po mbahet peng.

Kulluri: Kjo nuk është betejë për karrigën , por për vlerat e PD që në ditën e PD të themelimit.

S’kemi asnjë problem me të personal, e ftojmë të bisedojmë. Nuk mund të mbajë me zor një shtëpi kur sillet ne mënyrë të padrejtë.

Top Channel