Të kthehen nxënësit në shkolla/ Propozimi i Komitetit të Ekspertëve: Vërehet një rritje e lehtë e infektimeve

29/04/2021 15:57

Nxënësit e shkollave te sistemit parauniversitar të kthehen nëpër shkolla, jo më ‘online’.

Ky është sugjerimi që Komiteti i Ekspertëve i bën Ministrisë së Arsimit, pasi ka vlerësuar situatën e Covid 19.
Por, ditët e fundit ka pasur një rritje të lehtë, si përsa i përket numrit të të prekuve, ashtu edhe atyre që kanë pasur nevojë per t’u shtruar në spital.

Në fakt, një tjetër rritje të numrit të të infektuarve pritet të ketë në vazhdim, pasi as ne qendrat e votimit dhe as nëpër KZAZ-të, ku u numëruan votat, nuk u respektuan masat anti Covid. Albana Fiço, drejtore në ISHP, thotë se situata epidemiologjike është në kontroll.

Qytetet, si Korça, Berati dhe Gjirkostra nuk kane pasur asnjë përmirësim, ndaj nuk ka ndryshuar masa e marrë që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia në vendin tonë duhet të bëjë karantinë 14 ditë. Kjo duket se do të pengoje emigrantet të vijnë të festojnë Pashkët me familjarë të tyre në atdhe.

Top Channel