Rekordet e votimit në Elbasan/ Taulant Balla socialisti më i votuar! Luçiano Boçi thyen listën dhe merr mandat

29/04/2021 15:35

Në Elbasan, në mëngjes u mësua se lista e Partisë Demokratike në këtë qark është thyer nga kandidati Luçiano Boçi.

Ai ishte renditur jashtë listës fituese në Elbasan, por me 11.076 votat e fituara zvendëson një nga kolegët e tij, Eugen Isajn. Boçi me këtë rast falenderoi të gjithë ata që e kanë votuar .

Por, rekordi në Elbasan e ka vendosur kandidati socialist Taulant Balla. Ai ishte i teti në listën e partisë së tij, por me numër votash është I pari në të gjithë vendin. Me 21 mijë votat e fituara në zgjedhjet e 25 prillit, Balla është dy herë më shumë me vota se cdo kandidat tjetër, përfshi edhe Ramën. Por PS në Elbasan është shumë afër mandatit të 9, dhe për ta fituar mund të ketë edhe betejë tjetër.

Balla ka një mesazh edhe për rivalin e tij Gazmend Bardhi dhe kërkoi që PD të distancionet nga numri dy i saj duke e bërë përgjegjës për ngjarjen e 21 prillit ku u vra Pjerin Xhuvani.

Top Channel