Top Channel fitoi garën në mbulimin e fushatës elektorale. TV më i ndjekur ne rrjetet sociale. Ja shifra rekord

29/04/2021 11:13

Top Channel fitoi betejën me të gjitha mediat që u angazhuan në mbulimin e fushatës elektorale në Shqipëri. Terra Data Analytics, e liston Top Channel në krye të listës për ndjekjen në rrjetet sociale.

Blerim Gjiladini, i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” tregon të dhënat e studimit, të bërë për periudhën parazgjedhore. “Ne kemi bërë dhe matjen e televizioneve, kush është më i ndjekuri në rrjetet sociale. Top Channel është bindshëm para çdo televizioni, sepse ka ndërtuar kontent, që ka tërhequr interaktivitetin e njerëzve. Nëse ke tërhequr njerëzit, do të thotë që edhe emisionet ofline, kanë qenë të mbështetura me atë që kërkojnë njerëzit”. Zoti Gjiladini tha se Top Channel, ka patur një tematikë më të gjerë dhe të plotë të lajmeve gjatë fushatës elektorale në Shqipëri. Isli Islami, drejtuesi i emisionit Wake Up, në emër të të gjithëve falenderoi gazetarët e Departamentit të Informacionit që arritën sërish të realizojnë një punë të jashtazakonshme për të qenë në krye.

Gjiladini shton se Top Channel kryeson dhe në matjen e “You Tube”, ku shikueshmëria është shumë herë më e madhe se e mediave të tjera. “Po ashtu dhe në ‘Facebook’, ku njerëzit reagojnë në postime të ndryshme”, shpjegon ai.

Top Channel ka ndjekur hap pas hapi periudhën e fushatës elektorale, dhe ka mbuluar zgjedhjet e 25 prillit, me një transmetim maratonë, duke pasqyruar hap pas hapi dhe me transparencë, nga çdo qark i Shqipërisë. Transmetimet tona kanë nisur prej orës 07:00 të ditës së Dielë dhe po vijojnë ende me mbulimin në çdo cep të Shqipërisë me gazetarë që kanë transmetuar live në çdo moment çdo ngjarje dhe çdo zë dhe këndvështrim të fushatës elektorale e më pas edhe të votimeve dhe numërimeve të votës. Të dhënat e Terra Data Analytics janë në fakt dokumentimi i asaj që të gjithë shikuesit tanë e kanë ditur me kohë. Tranmsmetimet tona i kanë dhënë mundësi të gjithëve të informohen në lidhje me zgjedhjet. Nëpërmjet transmetimeve televizive, transmetimit live në Youtube, në Facebook, Instagram dhe padyshim në faqen web wwww.top-channel.tv, faqja më e besueshme dhe më e ndjekur.

Top Channel