Genocidi armen: Turqia t’i mbyllë SHBA-së bazën me armë bërthamore të Incirlikut!

29/04/2021 12:40

Baza ajrore e Incirlikut është tokë turke, kujtuan burime të ministrisë së mbrojtjes në Turqi në mesin e debateve mbi njohjen e genocidit armen nga ana e presidentit amerikan Joe Biden dhe thirrjeve që Ankaraja të ulë flamurin amerikan nga kompleksi strategjik ushtarak në provincën jugore të Adanas.

Përdorimi i kësaj baze ka qenë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes, të nënshkruar nga SHBA dhe Turqia 29 marsin e vitit 1980. Kjo bazë zë një vend kyç në agjendën politike të Ankarasë, e cila ka luajtur përherë një rol thelbësor në marrëdhëniet dypalëshe për shkak të pozicionit të saj të favorshëm.

Analistët thonë se Turqia e ka parë Incirlikun si levë të rëndësishme në duart e saj në momente tensionesh dypalëshe. Që në kohën e Luftës së Ftohtë, baza e ndodhur pranë kufirit sirian është konsideruar jetike për interesat strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Atje janë të depozituara një numër i madh kokash raketore me mbushje atomike dhe të paktën 50 armë bërthamore.

Duke e quajtur genocidin armen një gënjeshtër, më dhjetra demonstrues kërkuan më herët që ti jepej fund përdorimit të Incirlikut nga SHBA-së. Ushtarët amerikanë, jashtë nga Turqia, i thërrisnin ata ndërsa kërkuan gjithashtu që vendi të largohet nga NATO, të cilën e quajtën “armikun e Ataturkut” .

Top Channel