Pezullohet numërimi edhe në KZAZ nr. 21 në Durrës.

Shkak për pezullimin e numërimit për kandidatët janë fletët e shpallura të pavlefshme për subjektet, të gjetura në kutitë që po numërohen.

Është kërkuar mendim nga Komisioneri për këtë situatë, ndërsa KZAZ ka vendosur me 4 vota pro dhe 3 kundër pezullimin e procesit. Deri tani në këtë ZAZ janë numëruar 42 QV nga 108 që ka gjithsej.

Kujtojmë se më herët u pezullua numërimi edhe në KZAZ nr. 22 në Durrës për të njëjtën arsye. Fletë të pavlefshme janë konstatuar gjatë numërimit të votave për kandidatët dhe kërkesa e numëruesve të LSI-së dhe PD-së për reflektimin e tyre në procesverbal nuk është pranuar nga numëruesit e PS-së, bazuar në vendimin e KQZ.

Top Channel