“Mos harro që je profesor, dole i shitur”/ Debat i fortë mes Bolinos dhe Markut: Ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqip

28/04/2021 21:40

Një debat i fortë ka nisur mes gazetarit Carlo Bolino dhe kandidatit për deputet në listën e PD, Mark Markut në studion “Open” për zgjedhjet e 25 prillit.

Të dy kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri tjetrit, ndërsa Bolino e cilësoi Markun si të shitur ndaj një force politike por prej vitesh shitej si analist i pavarur.

Ndër të tjera, Bolino theksoi se gafa fatale që mund të bëjnë sërish PD dhe LSI është të djegin mandatet dhe të qëndrojnë sërish jashtë Parlamentit.

Bolino: Mos harro që je profesor.

Marku: Po ti mos harro që ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqipen. I vë në shërbim të qeverisë median, je tregtar i medias.

Bolino: Je shitur për 8 vite si analist i pavarur dhe dole i shitur në një parti politike. Mos më bëj leksione mua se nuk kam nevojë. Mos të flasim për Italinë se ka traditë tjetër.

Marku: Keni dhe traditën e Musolinit.

Bolino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Bolino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.

Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Bolino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Bolino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Bolino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet.

Top Channel