Bayern Munich kaloi në finalen e Uefa Champions League pasi mposhti 3-0 francezët e Lyon. Gjermanët dominuan të gjithë takimin.

Pas një asisti të Kimmich në minutën e 18 Gnabry prish ekuilibrat e ndeshjes duke shënuar golin e parë. Në minutën e 33 Gnabry shënon golin e dytë duke çuar ndeshjen në 2-0, rezultat me të cilin do mbyllet pjesa e parë. Por në këtë ndeshje edhe Lewandowski do të lerë shenjë. Në minutën e 88 sulmuesi polak shënon golin e tretë dhe vulos fitoren e bavarezëve, të cilët do të luajnë kundër PSG në finale më 23 gusht.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Leëandoëski i cili mori notën 8.9. Edhe Gnabry mori vlerësim pozitiv, i cili me dy golat e shënuar mori notën 8.4. Lojtari më i dobët i takimit u shpall Guiamares i cili mori notën 5.9. Edhe sulmusesi holandez, Depay mori notën 5.9. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel