‘Ideologji borgjeze’, Kim Jong Un konfiskon qentë

20/08/2020 02:03

Sipas liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong un, qentë e shoqërimit përfaqësojnë dekadencën kapitaliste dhe janë pjesë e një tendence të kontaminuar të ideologjisë borgjeze; ndaj, ai ka urdhëruar konfiskimin e të gjithë qenve të shtëpisë në Penian.

Sipas mediave koreano jugore, ky vendim ka shqetësuar padronët e qenve pasi duke patur parasysh mungesën e ushqimeve në vend, qentë e tyre mund të përfundojnë në restorante dhe të shërbejnë për të ushqyer masat.

Urdhëri, sipas mediave, është lëshuar në fakt që në korrik. Autoritetet kanë identifikuar tashmë familjet me qen dhe po i detyrojnë të heqin dorë prej tyre, përndryshe qentë do të konfiskohen me forcë. Sidoqoftë, burimet thonë se disa prej tyre po dërgohen në kopështet zoologjike ose po i shiten restoranteve.

“Pronarët e qenve mallkojnë Kim Jong Un pas krahëve – thonë burimet – por i kanë duart e lidhura e nuk mund të bëjnë asgjë.

Top Channel