Shifrat/ Gjigandi ‘Apple’ shpallet kompania më e çmuar amerikane

20/08/2020 01:21

Gjiganti teknologjik, Apple është kthyer të mërkurën në kompaninë e parë amerikane me vlerë 2 trilionë dollarëve. Në mars të vitit 2018, Apple që prodhon telefonat iPhone, u bë kompania e parë që arriti në treg vlerën 1 trilionë dollarë.

Kjo kompani ndiqet tani nga gjigantë tjerë të teknologjisë, përfshirë Amazon, Microsoft dhe kompaninë simotër të Google, Alphabet, të cilat kanë më shumë se 1 trilion dollarë vlerë në treg. Fitimet e kompanisë Apple janë dyfishuar në krahasim me periudhën e janar-mars, ndërsa performanca e jashtëzakonshme e saj ka bërë që pasuria e shefit të kësaj kompanie, Tim Cook, të arrijë në 1 miliard dollarë.

Suksesi i Apple ka ardhur në kohën e rritjes së çmimeve për shërbime të teknologjisë dhe punës nga shtëpitë, me qëllim të respektimit të protokolleve për distancim fizik, të nxitura nga pandemia me koronaviurs. Apple ka raportuar se fitimet e saj janë rritur me 8 për qind, duke shkuar në 11.2 miliardë dollarë derisa vlera e të ardhurave është rritur për 11 për qind, apo 59.7 miliardë dollarë në tremujorin e fundit që është mbyllur në qershor.

Top Channel