VIDEO/ Policia australiane sekuestron kokainën me vlerë 180 milionë dollarë…

19/08/2020 18:45

Policia australiane ka sekuestruar në bordin e një anijeje një ton kokainë me vlerë 180 milionë dollarë.

Marina në bashkëpunim me policinë detare arritën të siguronin informacione të sakta në lidhje me lëvizjet e anijes, e pas kësaj  kanë reaguar menjëherë.

Policia kufitare australiane vuri re një varkë duke lundruar pranë brigjeve të Kinës dhe më pas iu afrua asaj me një barkë peshkimi “Coralynne”, konfirmoi policia e New South Wales.

Ekuipazhi i përbërë nga tre persona është arrestuar nga policia dhe  sipas raportimeve pritet që ata të dënohen me burgim të përjetshëm.

 

Top Channel