Golem, zhduket 62-vjeçari/ Familjarët thirrje për ndihmë: Ka probleme me kujtesën, s’flet pothuajse fare

19/08/2020 15:40

Një 62-vjeçar, banues në Golem ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Lajmin e zhdukjes së tij e ka bërë me dije për Top Channel mbesa e Flamur Abazit, e cila shprehet se xhaxhai i saj është larguar në drejtim të paditur nga ora tetë e mëngjesit e datës 15 gusht.

“Xhaxhai ka probleme me kujtesën dhe nuk flet pothuajse fare. Është i sëmurë, njërin krah e ka të paralizuar”, shprehet mbesa, e cila shton se familja e ka njoftuar policinë, ku kjo e fundit, së bashku me familjarët është vënë në kërkim të Abazit.

Nisur nga lajmi se ditën e sotme humbi jetën në det një 60 e ca vjeçar, policia ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për Flamur Abazin, ndaj kërkimet do të vazhdojnë.

Familjarët shprehen se kushdo që do të bjerë në gjurmët e tij, të kontaktojnë në numrin 0675443097.

Top Channel