Gnabry si “Messi”/ Bayern me një këmbë në finale falë tij… (VIDEO)

19/08/2020 21:58

Me një 2-0 Bayern Munich është akoma më pranë finales së madhe të Uefa Champions League.

Golat për bavarezët janë shënuar nga ish-talenti i Arsenal Serge Gnabry. Në të parën gjermani driblon më shumë se pesë lojtarë të ekipit kundërshtar dhe me një goditje të fortë jashtë zone mposht portierin Lopes.

Ndërsa në të dytën, 25-vjeçari përfitoi nga një gabim i portierin dhe me portën e boshatisur e kishte të lehtë të shënonte. Lyoni ende nuk i ka humbur shpresat për kualifikimin, për aq kohë sa matematika mund ta lejojë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videot e mëposhtme.

 

Top Channel