Arabia Saudite nuk do të normalizojë lidhjet me Izraelin deri sa të ketë paqe në Palestinë

19/08/2020 20:40

Arabia Saudite tha sot se nuk do të ndjekë shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të vendosur lidhje diplomatike me Izraelin, deri sa shteti hebre të ketë arritur marrëveshjen e paqes me palestinezët.

Ministri i jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan, tha gjatë një vizite në Berlin se “duhet të arrihet paqja me palestinezët” bazuar në marreveshjet ndërkombëtare, si kusht për çdo normalizim të marrdhënieve me Izraelin. “Po u arrit kjo, gjithçka është e mundur”, shtoi ai.

Marrëveshja e papritur mes Izraelit dhe Emirateve javën që shkoi, është vetëm e treta që Tel Avivi arrin me një vend arab, pas Egjiptit e Jordanisë, dhe shton mundësitë për shtimin e lidhjeve me vendet pro-Perëndimore të Gjirit Persik.

Deri tani Arabia Saudite, vendi arab me ekonominë më të madhe, kishte qëndruar i heshtur për marreveshjen, por zyrtarët kishin thënë se nuk do të ndiqte shembullin e aleatit të saj të vogël rajonal, megjithë presionin e SHBA.

Në konferencën e shtypi me homolohun e tij gjerman Heiko Maas, Princi Faisal përsëriti kritikat ndaj politikave të Izraelit për shtypjen ndaj Palestinës me politikat unilaterale të aneksimit të tokave të pushtuara dhe ndërtimit të kolonive të reja izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat dëmtojnë mundësinë e arritjes së marreveshjes për krijimin e shtetit të Palestinës.

FOTO GALERI
1/3
Ministri i jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan, tha gjatë një vizite në Berlin se "duhet të arrihet paqja me palestinezët" bazuar në marreveshjet ndërkombëtare

Top Channel