Gratë shtëpiake në Britani e kanë gjetur veten në mes të një debati të gjerë, për mënyrën më të mirë të varjes së rrobave në tela.

Kjo pasi një nënë tregoi teknikën e re të vendosjes së kapseve në rrobat e lara, duke thënë se kishte ‘gjithë jetën që i vendos gabim’.

Ajo tha se gjithmonë i varte rrobat e peshqirët në tel dhe më pas vendos kapset lart për t’i mbajtur të fiksuara.

Por duke e shoqëruar me një foto të teknikës së saj të re, ajo shkruante: “Mendoj se kjo është mënyra korrekte për të vendosur kapset e rrobave, jo lart në tel por anash rrobave. E paskam bërë gabim gjithë jetës. Po ju si mendoni?”.

Komenti tërhoqi shumë reagime pas postimit në një grup në Facebook, ku shumë thonin se “e urrejnë” idenë dhe e quanin “të çmendur”.

Një komentues thoshte: “Duket qartë që ajo nuk jeton në zonën time! Me këtë stil erërat e lindjes do t’i fluturonin rrobat në një sekondë. Kapëset janë shpikur për t’u vënë në tel … jo si ajo në foto”.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë stil, por besoj se nëse peshqiri varet i gjithi poshtë thahet më shpejt.

Një tjetër shtëpiake rekomandonte vendosjen e disa telave të rrobave për të kursyer hapësirë. Por në përgjithsi komentuesit thonin se do të vazhdonin me mënyrën e tyre të të bërit të gjërave: “Për sa kohë që rrobat nuk i merr era, kujt i bie ndërmend se si i vendosin kapëset. Nëse funksionon mënyra jote, vazhdo ta bësh ashtu”.

FOTO GALERI
1/4
Shtepiakia e paidentifikuar tha se kishte ‘gjithë jetën që i vendos kapset gabim’.

Top Channel