Kosova nuk do të marrë ftesën për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision.

Lajmi është bë i ditur nga Unioni i Transmetuesve Evropian EBU, sipas të cilit as për këtë vit nuk e kanë në plan ta ftojnë Kosovën në garën më të njohur të këngës evropiane.

“Tani për tani, nuk ka plane për të ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e Këngës së Evrovizionit 2021,” ka bërë të ditur EBU për ueb faqen ESCXTRA.

RTK aktualisht nuk është në gjendje të anëtarësohet në EBU pasi nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit.Sidoqoftë, EBU ka përmendur se diskutimet konstruktive do të vazhdojnë midis EBU dhe RTK në lidhje me mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë.

Top Channel