Inter dhe Sevija do të diskutojnë mes tyre këtë fundjavë trofeun e Europa Ligës, në duelin e parë mes tyre në një turne kontinental. Zikaltërit synojnë trofeun që do t’i japë një drejtim tjetër sezonit por përballë kanë andaluzianët që nuk kanë humbur kurrë një finale, dhe shpresojnë se nuk do ta bëjnë as këtë radhë në mbrëmjen e Këlnit të premten në orën 21:00.

Sevija ka ngritur kupën në të gjitha finalet e UEFA-s të zhvilluara prej saj, duke përfshirë, Kupën UEFA, Europa Ligën, dhe Kupën e kampioneve e atë që pasoi, Champions League. Vetëm Liverpul dhe Real Madrid kanë më shumë finale të fituara. Në këtë turne, skuadra iberike nuk ka humbur kurrë një përballje me eliminim direkt, por këtë radhë kuotat janë disi ndryshe.

Inter zbarkon në një finale kontinentale pas plot një dekade. Hera e fundit që zikaltërit luanin për trofe ishte 2010 kur u imponuan 2-0 ndaj Bajernit të Mynihut, nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Skuadra milaneze nuk do të ketë në dispozicion Vesino dhe Sançez.

Inter ka një mesatare golash për ndeshje më të lartë se Sevija, por në statistikat e tjera andaluzianët dominojnë që nga kontrolli i topit, pasimet dhe goditjet, por asgjë nuk do të vlejë të premten kur në Rain Energie Shtadion, të nisë sprinti në finalen që për publikun shqiptar do të vijë përmes Platformës Digitalb.

Top Channel