Nga Liverpuli tek Tirana/ Rrëfimi i sulmuesit Michael Ngoo për mediat britanike

19/08/2020 16:26

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 25 në historinë e saj dhe Michael Ngoo ishte një prej protagonistëve në këtë arritje të madhe.

Ish lojtari i Liverpool u bë anglezi i parë që u aktivizua në futbollin shqiptar, ku u  bashkua me Tiranën në vitin që ajo luajti në Kategorinë e parë për t’u larguar pas 3 sezonesh me medaljen e kampionit në qafë. Në një intervistë për ‘the Guardian’, Michael Ngoo tregon sesi pranoi kalimin në kampionatin shqiptar të futbollit.

‘Në aspektin psikologjik nuk isha mirë. Sigurisht që ishte e vështirë. Shumë gjëra më vinin në mendje dhe në atë periudhë isha me moral të ulët. Shumë futbollistë kalojnë në depresion dhe unë në atë periudhë në Angli isha në depresion. Erdhi oferta dhe doja të ndryshoja ambient kështu që thashë OK. Nuk dija shumë për Shqipërinë, futbollin e këtij vendi, doja vetëm të sistemohesha pasi po kaloja momente të vështira’

Në vitin e parë te Tirana, Ngoo ndihmoi në rikthimin e skuadrës në Superiore. në vitin e dytë, bardheblutë luftuan për titullin, ndërsa sezoni i tretë u kurorëzua me titullin kampion, me sulmuesin anglez që u bë menjëherë idhulli i tifozerisë bardheblu

‘Nëse nuk do të jepja maksimumin në fushë, tifozët vështirë se do të kishin treguar respekt ndaj meje. Në Shqipëri, Tirana është një klub historik dhe që ka fituar më shumë tituj kampionë. Tifozët i vlerësuan përpjekjet e mia dhe treguan dashuri ndaj meje duke më mirëpritur. Ata e dinin që nuk do të qëndroja për shumë kohë, në fund qëndrova për 3 sezone, gjë që nuk ishte pjesë e planeve’

Ngoo ndjen keqardhje që nuk është më pjesë e Tiranës por ai theksoi se kishte ardhur koha që të shihte para ne karrieren e tij

‘Jam pak i zhgënjyer që nuk jam me Tiranën në Evropë, më donin të kthehesha. Por ndjej se në jetën time ka ardhur koha që të bëj një hap tjetër dhe të mendoj se cfarë është më mirë për mua. tani jam në një fazë ku unë mund të tregoj talentin tim në kampionate më solide’

Top Channel