VIDEO/ E moshuara i rezistoi rrëmbimit, i riu e “palos” në tokë me një grusht të fuqishëm…

19/08/2020 17:09

Një grua e moshuar në Spanjë, ka rënë pre e një grabitje. Një i ri ka tentuar me forcë që të marrë nga e moshuara çantën e dorës, por në këtë moment ajo ka rezistuar.

Për t’i shpëtuar rezistimit të gruas, i riu e ka goditur me një grusht të fuqishëm në kokë duke e hedhur menjëherë përdhe. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një bllok pallatesh në Valencia, ndërkohë bëhet e ditur se e moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa i riu, i identifikuar si një 34-vjeçar me origjinë nga Rumania është arrestua nga policia.

Për të parë momentin e grabitjes ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel