10:16
Aksident i rëndë në Sarandë me një viktimë, policia arreston 35-vjeçarin që drejtonte mjetin
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.