17:08
Gjashtë vite pas vdekjes, një rrugë në Tiranë merr emrin e regjisorit të njohur, Artan Minarolli, Veliaj: La pas një pasuri të jashtëzakonshme
Një nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e skenaristit dhe regjisorit të njohur, Artan Minarolli. Kryebashkiaku Erion Veliaj ia dorëzoi tabelën simbolike me emrin e artistit, djalit të tij, Genc Minarollit, i cili shoqërohej edhe nga aktori Ndriçim Xhepa, shok dhe koleg i Artanit.