Mashtronin me letra dhe u merrnin lekë turistëve, tre të arrestuar në Durrës

21/06/2021 09:15

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi kanë mashtruar përmes letrave turistët dhe u merrnin para.

Në flagrancë u arrestuan të rinjtë, Bruxhino Murati, Albi Xhixha dhe Klejdi Dusho.

Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit e mësipërm duke mashtruar një shtetas kosovar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Albi Xhixha iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel