Rama bën publike fotografinë e maketit të përfunduar, ja si do të transformohet Porti i Durrësit (FOTO)

21/06/2021 08:49

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga maketi i përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se u krijua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Ishte nëntori vitit të shkuar, ku në Emiratet Bashkuara Arabe kryeministri Edi Rama, me princin e kurorës nënshkuan një marrëveshje për ta kthyer portin e Durrësit nga një port mallrash tërësisht të dedikuar turizmit.

Disa muaj më pas, kompania EMAAR përfundoi dhe prezantoi masterplanin  se si do të duket Durrësi. Punimet e transformimit të këtij porti pritet të përfundojnë në një afat kohor 4 deri 6 vjet.

Projekti parashikon që porti Durrësit të jetë  2 herë më i  madh  sa ai Tivarit në Malin e Zi. Jahtet e ankoruara  do të jenë të gjatësisë  nga 15 deri 200 metra. 1.264.552 m2  është hapësira dedikuar  12.000 njësive të  banimit  për 46.000 rezidencë. Mbi  47.000  janë planifikuar për  shërbime ku përfshihen mbi 170 dyqane ndërsa 47.000  m2 të tjerë,  për ndërtim hotelesh.

Zonja e gjelbër do të ketë  80.000 pemë. Në qendër të portit është parashikuar ndërtimi një hoteli shumëkatës, i ngjashëm me kullë-gërvishtësit e Dubait.

Top Channel