196 mijë gjoba në Kosovë/ Prej janarit deri më sot 5.5 përqind më shumë se në 2019

21/06/2021 12:21

Rritja e rasteve të vdekshmërisë në komunikacion ka rritur bashkëpunimin qytetarë me Policinë e Kosovës.

Përmes platformës online “Lajmëro policinë”, qytetarët po dërgojnë fotografi të shumta të shkelësve të rregullave në komunikacion.

Të njëjtat bashkë me gjobat po publikohen edhe nga policia, për t’i inkurajuar qytetarët që t’i raportojnë shkelësit e rregullave, pasi të njëjtit kanë mundësi më të madhe për të shkaktuar aksident.

Drejtori i Divizionit për Komunikacionin Rrugor, Jeton Rexhepi tregon se janë bërë 2200 raportime, që nga hapja e platformës në qershor të vitit të kaluar.

Por, shumë qytetarë kanë reaguar duke shtruar pyetjen nëse ka bazë ligjore që gjoba të shqiptohet pa qenë në vendin e ngjarjes?!

Që nga janari e deri me 18 qershor, për shkeljen e rregullave në trafik janë shqiptuar mbi 196 mijë gjoba, 5.5 përqind më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit 2019.

Megjithëkëtë, kjo nuk ka ndikuar në rritjen e vetëdijes, pasi numri i aksidenteve është rritur për 45 përqind, e të vdekur kanë mbetur 52 persona.

Top Channel