Veliaj prej 550 ditësh në paraburgim/ Reagimi i “Demokratëve Evropianë” në PE: Rast thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare 15/08 12:55
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mbajë mandatin e fituar në Qarkun Fier,
Me marrjen e këtij mandati në Fier, Kryemadhi i hap rrugën Petrit Vasilit që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, ndërsa ‘i mbyll dyert’ Kejdi Mehmetaj, e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit.
Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e depozituar e Kryemadhit për KQZ-në, ku kjo e fundit shpreh vullnetin e saj për të zgjedhur mandatin e deputetit për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit.

Kujtojmë se, LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.
Top Channel