Katër mijë arrestime në Britani që prej ndalimit të grupit “Palestine Action”, protestat përplasin policinë me demonstruesit India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, që është numri më i ulët ditor në 88 ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se me shifrat e reja, numri i rasteve në të gjithë vendin ka arritur në afro 30 milionë.
Numri i të vdekurve tani qëndron në 388.135, përfshirë 1.422 viktima në 24 orët e fundit. Numri i viktimave gjithashtu është më i ultë në 65 ditë.
Gjithsej 78.190 pacientë fituan betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar.
Ndërkohë, qeveria filloi një politikë të decentralizuar për vaksinimin nga e hëna sipas së cilës shteteve do t’u jepen doza pa kosto. Më parë, shtetet përbërëse të Indisë duhet të paguanin qeverinë qendrore për blerjen e vaksinës.
Top Channel