Verstappen “mbret” në Francë, i merr fitoren anglezit Hamilton 2 xhiro para fundit!

20/06/2021 22:58

Tjetër fitore spektakolare e Max Verstappen në Formula 1 e treta në këtë sezon, me pilotin e Red Bull që arriti t’i falej edhe strategjisë perfekte të skuadrës së tij, duke parakaluar Lewis Hamilton dy xhiro para fundit në pistën Paul Ricard në Francë.

Edhe pse Vertappen nuk e nisi mirë garën dhe pas një gabimi në xhirot e para i dha mundësinë për të kryesuar anglezit Hamilton, strategjia me 2 pit-stope e Red Bullit për holandezin rezultoi fituese pasi Hamilton “fluturoi” në 20 xhirot e fundit duke i parakaluar një e nga një të gjithë rivalët.

Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Red Bull Sergio Perez i cili la pas pilotin tjetër të Mercedes Valteri Bottas, i ndjekur nga dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Daniel Ricciardos. Garë për t’u harruar për Ferrarin, me dy pilotët e saj që mbetën jashtë zonës së pikëve pasi Carlos Sainz Jr u rendit i 11-ti ndërsa Charles Leclerc i 16-ti me kokëkuqen që u parakalua edhe nga McLaren në renditjen e kontruktorëve me skuadrën britanike që u ngjit në vendin e 3-të. Përsa i përket klasifikimit për pilotë, Hamilton falë kësaj fitoreje e çoi në +16 avantazhin ndaj kampionit në fuqi të botës Lewis Hamilton./SuperSport/

Top Channel