Skandali te Polonia/ Para sfidës ndaj Spanjës, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare në hotel

21/06/2021 11:42

Wojciech Szczesny, portieri polak po kritikohet për shkak të fotografive ku shfaqet me paketë cigare në dorë para sfidës me Spanjës.

Më pas është fotografuar me cigare në gojë teksa po qëndronte në ambientet e jashtme të hotelit ku po qëndronte ekipi i tij. Szczesny identifikohet shumë lehtë pasi mban ka veshje stërvitore të ekipit kombëtar të Polonisë, një bluzë të kuqe me vija të zeza dhe një kapele të zezë.

Kjo nuk është hera e parë që portieri është parë duke pirë duhan, pasi dy herë ka ndodhur kur ai luante për Arsenal.

Asokohe, trajneri Arsene Wenger e gjobiti me 20 mijë paund gjobë. Madje nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League, e u transferua në formën e huazimit te Roma.

Nuk dihet ende çfarë masash do të merren ndaj tij ndërsa ndeshja e radhës e Polonisë është me Suedinë që do të zhvillohet të mërkurën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel