Çuman Shenaj është zdrukthëtar me profesion, por prej prej 40 vjetësh merret me bletari.

Sot e gjejmë rrëzë Malit të Çikës në fshatin Kallarat të Himarës ku pret të vjelë mjaltin e tërfilit. Shtegtimin e radhës e ka në bregdet.

Bletari nga Gjormi ka 150 koshere por nuk përfiton ndihmë shtetërore.

Çumani mban me vete në shtegtimin e bletëve dhe nipin 10 vjecar për të trashëguar traditën e bletë-rritjes në brezat e tjerë.

Top Channel