Katër mijë arrestime në Britani që prej ndalimit të grupit “Palestine Action”, protestat përplasin policinë me demonstruesit Nga 10 viktima të përplasjes së 18 makinave pas tjetrës në një autostradë të Alabamës, 9 ishin fëmijë. Aksidenti i tmerrshëm, ku u përfshi dhe një traktor e një autobus, që transportonte vajza nga një qendër për të miturat e abuzuara e braktisura, duket ka qenë pasojë e atij që sherifi i kontesë Butler e përshkroi si “efekt domino” përplasjeje. Mjeti i parë shkaktar i aksidentit zinxhir, rrëshqiti në asfaltin e lagur, e të gjithë makinat u përplasën pas tij.
Ngjarja ndodhi në kohën kur mbi juglindjen e SHBA-së është përplasur stuhia tropikale Claudete. 29 vjeçari Cody Fox dhe vajza e tij 9 muajshe Ariana Fox, ndërruan jetë në vend pas goditjes dhe përmbysjes së makinës SUV me të cilën po udhëtonin.
8 fëmijët e tjerë që vdiqën në aksident ishin të moshave nga 4 deri në 17 vjeç dhe po udhëtonin me autobus. Kalimtarët e rasti u përpoqën t`i shpëtonin, por autobusi u përfshi nga flakët e tymi dhe ata nuk arritën sot t`i nxirrnin.
Bordi i Sigurisë së Transporti kombëtar dërgoi 10 ekspertë për të hetuar rrethanat e aksidentit tragjik, në bashkëpunim edhe me forcat lokale të rendit.
Top Channel