Sherr për qiratë e banesave, rrëzohet qeveria suedeze!

21/06/2021 14:29

Parlamenti suedez i dha dritën jeshile mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Stefan Lofven, duke rrëzuar kështu qeverinë e vendit.

181 nga 349 ligjvënës votuan në favor të mocionit, ndërsa 51 të tjerë abstenuan. Kjo ishte hera e parë në historinë e Suedisë që një kryetar ekzekutivi rrëzohej në këtë mënyrë. Lideri socialdemokrat tani ka një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Të gjithë këtë tërmet në politikën vendase e shkaktoi një sherr mbi përcaktimin e qirave për banim. Mosmarrëveshjet bënë që partia e Majta të tërhiqte mbështetjen e saj për koalicionin qeverisës. Rezultati ishte kolapsi i qeverisë pakicë të socialdemokratëve me partinë e Gjelbërt. Nëse kryeministri vendos të dorëhiqet, atëherë kryetari i parlamentit do të nisë bisedimet ndërpartiake për krijimin e qeverisë së re.

Nëse suedezëve do tu duhet të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme, ato do të parat e këtij lloji që nga viti 1958. Lofven e siguroi mandatin e dytë në vitin 2018, pas disa muaj negociatash ku demokratët suedeze – ndryshe të njohur si kundërshtarë të emigrantëve – patën një rezultat të kënaqshëm duke ndryshuar hartën politike të Suedisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA