FOTO/ Trafik i rënduar nga mbikalimi tek plepat në Kavajë, bllokohen rrugët e plazhit që prej orës 17:00

20/06/2021 19:30

Fundjava në bregdetin e Durrësit ka krijuar radhë të gjata trafiku pasditen e sotme.

Që prej orës 17:00, të gjitha rrugët e plazhit nga mbikalimi tek plepat afër Kavajës janë bllokuar tërësisht.

Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë  se situata paraqitet kaotike pasi ka radhë të gjata automjetesh. Trafikun e kanë shtuar pushuesit që ishin në bregdet për të shijuar rrezet e diellit pasi temperaturat janë rritur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel