Ilustruese

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ka tentuar të kultivonte lëndë narkotike.

Policia njofton se arrestimi i të riut banues në Patos u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel