Librashitësi i plazhit/ Cun Tafaj vazhdon punën me pasion në brigjet e Adriatikut

21/06/2021 12:20

Cun Tafaj prej vitit 1996 çdo ditë që herët në mëngjes me librat në krah udhëton drejt bregdetit në kërkim të atyre që e duan librin.

Ai ofron nëpër çadra për pushuesit botimet më të fundit, ndërsa tregon se vitet e fundit ka rënë interesi për të lexuar për shkak të përdorimit në masë të internetit.

Të shesësh libra, tregon Cun Taflaj, është kënaqësi shumë e madhe.

Për vete ai tregon se lexon libra psikologjik, duke qenë se është në kontakt të vazhdueshëm me njerëz nga më të ndryshëm.

Top Channel