Foto ilustruese

Një 17-vjeçare, e identifikuar me inicialet K.Gj ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga pema.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Thanasaj në Lushnje rreth orës 19:20. Familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, por nuk arriti të mbijetonte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel