“Gjithmonë do e dua Carolinën”/ I penduar, piloti 32-vjeçar flet për krimin makabër pas qelisë së errët: Do doja të ktheja kohën pas!

20/06/2021 21:09

“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”.

Kështu është shprehur për mediet greke, piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos, që mbyti për vdekje bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren Caroline.

Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

Piloti ka folur shkurt për këtë ngjarje, ndërsa gazetarët, e kanë pyetur se çfarë do të mendojë e bija e tyre, kur të rritet e të mësojë të gjithë të vërtetën. Babis, ka thënë se aktualisht nuk ka koment në lidhje me këtë pyetje, duke mos dëshiruar të flasë më tej.

Gazetarët gjithashtu, kanë ngulmuar edhe te përqafimi që ai i dhuroi nënës së gruas, pikërisht, në ditën e përkujtimit të saj. Për këtë episod ai është shprehur:

“E dhurova atë përqafim sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time, gjithmonë do e dua Caroline”.

Kujtojmë se, pasi ka pohuar përfundimisht 37 dite me pas se ai është vrasësi, janë hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal qe kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë qe ai është përpjekur ta mbysë ne momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur ti beje balle fuqisë mashkullore.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel