Dhunë ndaj gruas, sherr në rrugë dhe organizim lojrash fati/ Policia arreston 6 persona, çfarë ndodhi orët e fundit në Tiranë

21/06/2021 08:36

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një 45-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.V., është arrestuar pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Ndërsa një 33-vjeçar dhe një 35-vjeçare janë arrestuar sepse u kapën duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit”, njofton policia.

Gjithashtu u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet R.L., u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Ndërkohë po kërkohet për identifikimin e një personi pasi ka goditur me grusht dhe ka dëmtuar xhamin e mjetit të një 41-vjeçari në rrugën “Dritan Hoxha”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel