Në nisje të sezonit turistik Saranda është tronditur nga një ngjarje kriminale me dy persona të plagosur me armë zjarri, në një prej lokaleve të njohura të këtij qyteti.

Policia lokale thotë se Spiro Iljadhi pronari i një lokali në një zonë ku janë përqendruar shumë hotele në Sarandë, mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj te diele. ne vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja pistolete dhe kallashnikovi. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Policia ka zbuluar se autorët e dyshuar të kësaj plagosje të dyfishtë janë vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi bashkë me një person të tretë Redjan Hadëri të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, biznesmeni i lënduar u transportua për ne spitalin e Traumes në Tiranë per te marre ndihme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën. Burime per Top Channel nga spitali i Traumës thanë se, Spiro Iljadhi ka marre plumba ne pjesën e barkut, ndërsa Marin Jano është qëlluar ne pjesën e kurrizit.

I plagosur ne ketë ngjarje mbeti edhe kalimtari Marin Jano, i cili ndodhet ne spitalin e Sarandës.

Top Channel